Fillon seanca ndaj profesorit që rrahu nxënësin me boks hekuri

    Mësuesi i gjuhës angleze në gjimnazin e Strugës, “Ibrahim Temo”, Eroll Spaho, i akuzuar për veprën penale dhunë, për sulmin ndaj një nxënësi me boks hekuri, në seancën kryesore të sotme gjyqësore doli me versionin e tij për të gjithë ngjarjen. Ai tha rastit i ka paraprirë një konflikt verbal me kolegen e saj, përndryshe prind i nxënësit të lënduar. Ngjarja me nxënësin, sipas tij, ka ndodhur në tualetin e profesorëve.

    “Kur u ndala para pasqyrës vura re se një person po futet brenda dhe pashë që ishte nxënësi. Pa pritur më goditi me grusht në pjesën e majtë të ballit. Pasi më goditi, brenda një sekonde e nxora boksin e hekurit nga xhepi i pasmë i djathtë dhe atë e bëra më shumë për ta frikësuar. Por ai përfundoi në kokën e tij. Boksin e hekurit e mbaj herë pas here për mbrojtje, por nuk e kam përdorur kurrë”, tha Eroll Spaho – i akuzuar.

    Profesori pretendon se pasi është mbyllur në zyrën e tij nga frika, ka lajmëruar vetë policinë. Mirëpo, prokuroria pretendon se sipas ekspertizës dhe dëshmive të dëshmitarëve, i pandehuri ka ushtruar dhunë dhe kërkojnë nga gjykata ta gjykojë, deri atëherë t’i vazhdohet paraburgimi. Mbrojtja nuk është dakord me këtë. Ata kërkojnë që t’i hiqet paraburgimi.

    Ndërkohë, drejtori i shkollës me propozimin e komisionit disiplinor ka marrë vendim për ndërprerjen marrëdhënies së punës së mësuesit. Ngjarja ka ndodhur më 23 dhjetor të vitit të kaluar kur një nxënës me lëndime të rënda në kokë është pranuar në repartin e kirurgjisë në Strugë pasi u raportua se e kishte sulmuar profesori./ Alsat.

    Lajmi Paraprak

    Shoqëri, prindër me vizione (aftësi) të kufizuara

    Lajmi i rradhës

    Shkaku i tenderit, 50 nxënës në Kërçovë mbeten në shtëpi!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë