Fillon skriningu për “Konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse”

    Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq po qëndron në Bruksel me rastin e fillimit të skriningut shpjegues për grupin 3, gjegjësisht “Konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse”.

    “Skriningu për këtë Grup fillon me takimin e sotëm shpjegues për Kapitullin 10, ‘Transformimi digjital dhe mediat’, në të cilin ekipi negociator nga Maqedonia e Veriut do të dëgjojë ekspertizën, rekomandimet dhe këshillat nga Komisioni Evropian në këtë fushë, të cilat do të udhëzojnë më tej në përgatitjet për skriningun dypalësh në këtë kapitull”, informojnë nga Sekretariati për Çështjet Europiane.

    Deri në fund të kësaj jave do të mbahen edhe takimet për skrining për kapitujt 16,17,19,20,25,26 dhe 29, gjegjësisht kapitujt “Tatimi”, “Politika ekonomike dhe monetare”, “Politika sociale dhe punësimi”, “Ndërmarrje dhe politika industriale”, “Shkencë dhe hulumtim”, “Arsim dhe kulturë” dhe “Bashkimi Doganor”.

    Lajmi Paraprak

    Përfundon ekspertiza për aksidentin në Bullgari, ja çfarë u konstatua

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë