Filmi “I fshehur” sonte në TIFF ODA vjen me fenomenin psikologjik “xhindosje” nën regji të Arsim Fazlisë

    Filmi “I fshehur” me regji dhe skenar të Arsim Fazlias do të shfaqet sonte (19:30) në Qendrën për kulturë në kuadër të natës përmbyllëse të TIFF ODA Tetovë. Filmi “I fshehur” është dramë e bazuar në ngjarje të vërtetë ku nëpërmjet një çifti të posamartuar trajtohet dimansioni psikologjik, social dhe fetarë, të cilën shkenca e njeh si fenomen parapsikologjik, ndërsa feja si sihër ose xhindosje, shkruan Nistori.

    Kasti i aktorëve përbëhej nga aktorë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosovës edhe atë: Naser Rafuna, Gresa Pallaska, Bajrush Mjaku, Ilire Vinca, Adrijan Aziri, Teuta Ajdini, Muzafer Etemi, e shumë aktorë të tjerë nga Tetova e Shkupi.

    Pas ceremonisë përmbyllëse në TIFF ODA, aktori i njohur Arben Baraktaraj dhe Linda Rukaj do të performojnë para publikut në Tetovë me poezinë “Mall”.

    MALL lindi nga malli. Për një kohë tjetër në kohën tonë. Nga një ndjesi ku farë hedh poezia, në një ndjenjë që trup të gjallë e frymon muzika. As njëra as tjetra nuk janë në shoqërim apo në mbështetje, por në rrjedhë, në dialog, në ngacmim, deri në duel me veten me tjetrin.
    Një qilim, disa instrumente, kangë e poezi nga shekulli i 11-të deri në 21.
    Flakërime dashnie, revoltë metafizike, lirikë mistike, si dhe pak urtësi. Se nesër toka ka me qenë ma e pasigurtë për andrrat.
    Zâni është dritë
    Drita është kohë
    Koha është …
    Përëndi
    Përëndim

    Hyrja do të jetë papagesë dhe nuk detyroheni të rezervoni bileta. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski takohen nesër në Beograd

    Lajmi i rradhës

    Roth: Çdo politikan duhet të pyesë veten se çfarë mund të bëjë për vendin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë