Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski takohen nesër në Beograd

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, p residenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe do të marrin pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur, të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në Panairin e Beogradit.

    Panairi mbahet nën patronatin e qeverive të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
    Qeveria serbe ka njoftuar se ceremonia zyrtare e hapjes së Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” në Ballkani i do të mbahet të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në orën 13:00 në Panairin e Beogradit, në Sallën 1.

    Siç njoftoi paraprakisht MIA, në këtë manifestim e ka paralajmlruar praninë edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç, ndërsa presidenti serb njoftoi se priten edhe ministrat e jashtëm të Hungarisë dhe Turqisë.

    Më 2 shtator është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur, ndërsa në mbrëmje kryeministri Dimitar Kovaçevski do të organizojë mbrëmje maqedonase, gjegjësisht ngjarje kulturore me degustimin e verërave dhe ushqimeve të shijshme maqedonase, të shoqëruar me muzikën e virtuozit Vllatko Stefanovski.

    Lajmi Paraprak

    QMK: Shumica e raportimeve për ambiente të përmbytura dhe pemë të rrëzuara nga stuhia

    Lajmi i rradhës

    Filmi “I fshehur” sonte në TIFF ODA vjen me fenomenin psikologjik “xhindosje” nën regji të Arsim Fazlisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë