Fitër Bajrami, apo Bajrami i Fitrit? Urimi i hoxhës Enis Rama në frymën sintaksore shqipe

    Imami nga Mitrovica, Enis Rama, në urimin e tij për festën e Bajramit, ka përdorur frymën sintaksore të shqipes duke përdorur togfjalëshin “Bajrami i Fitrit”.

    “Me zemër të gëzuar e plot shpresë në falje dhe pranim nga Zoti i Madh, ju uroj festën e Bajramit të Fitrit!”, thuhet në urimin e hoxhë Enis Ramës, të postuar në Facebook.

    “E gëzofshi me familje dhe dashamirë në kënaqësi të Allahut dhe ngritje e suksese të vazhdueshme!”, ka shkruar Hoxha, transmeton Telegrafi.

    Ndryshe, në urimet zyrtare dhe jo formale për urimin e Bajramit të Madh, te ne përdoret termi Fitër Bajram, që po del të jetë i gabuar.

    Lajmi Paraprak

    LAB nuk tërhiqet nga kërkesa për organizimin e referendumit

    Lajmi i rradhës

    Musk ua pagoi tre personave të famshëm abonimin në Twitter Blue

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë