Flemë në thëngjill, importojmë rrymë!

    Makineri që gërryejnë qymyr 24/7 dhe punëtorët që punojnë në tre turne janë të pamjaftueshme të ushqejnë kaldajat e termocentralit të Manastirit, i cili prodhon 90% e energjisë elektrike në vend.

    Sipas eksploatimit vetëm në tri miniera të hapura ka rreth 80 milion ton thëngjill edhe tri lokacione tjera po inspektohen që do të shtonin burimin natyror për 10-15 vjet rezerva të vendit, por TEC Manastiri sërish importon thëngjill nga Greqia dhe Shqipëria me çmim 5 herë më të lartë se prodhimi vendor 11€/ton.

    Nga EMV thonë se thëngjilli që nxirret nga Miniera e Suvodollit, Brod Gniotina dhe Zhivojina nuk është aq kalorik, por edhe jetëgjatësia e tre blloqeve pas 42 vjet të prodhimit të tyre po mbahet me remonte, të cilat kanë kushtuar nga 10 milion euro për secilin dhe nuk kanë potencialin maksimal të prodhimit.

    “Ne duhej që para 7 viteve të përfundojnë së punuari këto blloqe në TEC-Manastir, por investimi i dobët në sektorin elektro-energjetik në 30 vitet e fundit në vendin tonë na ka shtyrë që të investojmë për riparime në këto kapacitete aktuale si këtu dhe në TEC-Osllomej për t’i shtuar jetëgjatësinë deri sa të bëhet tranzicioni energjetik”, u shpreh Vasko Kovaçevski, Drejtor i EMV-së.

    Nga gërryerja e thëngjillit si lëndë djegëse që vë në lëvizje tre blloqet, të cilat me kapacitet të plotë prodhojnë deri 230 mëh secili, monitorohen nga dhoma kontrollit për rrymën e cila shpërndahet në trafo stacione dhe përmes rrjetit shpërndarës vjen deri në shtëpitë tona.

    Por, për të përmbushur gjitha kërkesat e konsumit të rrymës duhet edhe rreth 30% të importohet, thonë autoritetet. Pamundësinë e prodhimit total e ndërlidhin me termocentralin e amortizuar dhe mos arritjen e gazifikimit të kaldajave që në vend qymyrit e mazutit do të prodhonin rrymë nga gazi natyrorë, si dhe instalimi i foto-voltaikëve.

    “Ne jemi shtet i varur nga importi i energjisë elektrike dhe nuk mund të pavarësohemi brenda natës, atë që e kemi lëshuar për 30 vite nuk mund ta rindërtojmë për 30 muaj. Andaj gjitha këto 12 investime të SH.A. ‘EMV’ që planifikohen të bëhen në 10 vitet e ardhshme do të shtojnë prodhimin për 1,760 mëh që përfundimisht vendi ynë të prodhoj 100% energji elektrike aq sa shpenzon Maqedonia”, tha Vasko Kovaçevski, Drejtor i EMV-së.

    Gazi natyror parashikohet të jetë një burim energjetik shumë më ekologjik ndaj ambientit për mjedisin e Pellagonisë, rajon i cili është i ekspozuar ndaj ndotjes nga emetimi i gazrave të dëmshëm. Por, për fat të keq ata i ndotim për të shfrytëzuar rrymën i gjithë vendi, por as qyteti i Manstirit nuk e shfrytëzon ujin e nxehtë të termoelektranës për sezonin e ngrohjes. Një projekt i tillë pritet që realizohen pas disa vitesh. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shtresa e mesme në Gjermani, me frikë nga rënia sociale

    Lajmi i rradhës

    Gërkovska kërkon sqarime nga Grubi për veturën zyrtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë