Flet gjyshi i fëmijëve që u ngujuan për 6 vite nga i ati në Tiranë (Video)

    Babai i radikalit fetar Gjergj Laçit, Nazif Laçi tha se i biri i cili u arrestua pasi prej 6 vitesh mbante familjen e tij të ngujuar është me probleme të shëndetit mendor.

    Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ai tha se 52 vjeçari nuk e ka dhunuar asnjëherë bashkëshorten ndërsa fëmijët kanë frekuentuar vazhdimisht shkollën.

    “Nuk quhet ngujim nëse rri në shtëpinë tënde. Djemtë kanë mbaruar 9-vjeçaren. Djali im vuan nga probleme të shëndetit mendor. E ka goditur diabeti. Nuk është njeri si të gjithë të tjerët.- Advertisement –

    Nuk e ka denoncuar bashkëshortja por vëllai i bashkëshortes. Nuk e ka prek me dorë asnjëherë bashkëshorten. Nëse thotë se e ka dhunuar të vijë e të ballafaqohet me mua. Unë kam qëndruar këtu. Gjergji ka punuar, shtëpinë e ka bërë vetë, është usta. Nuk ka punuar në ndërmarrje. Bashkëshortja e tij s’di të punojë, s’ka punuar asnjë ditë.

    Më tej ai tha se s’kanë pasurdijeni për municionet, brenda shtëpisë.

    Të dielën Forca e Ndërhyrjes së shpjejtë shpëtuan nga tmerri 6-vjeçar anëtarët e një familje në Tiranë. Gjergji Laçi 52 vjeç i njohur dhe me emrin Gjergj, mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur për shkak të bindjeve radikale.

    Ndërhyrja e antiterrorit dhe policisë u krye në zonën e ‘5 Majit’, atje ku familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.

    Policia sekuestroi armë të ftohta dhe fishekë, ndërsa krahas ngujimit, kryefamiljari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi i gjimnazit nga i ati.

    52-vjeçari njihet si praktikant i fesë por nga ana tjetër edhe si person që konsumonte alkool.

    Laçi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar nga forcat RENEA për shkak se qëllonte në ajër me automatik duke alarmuar banorët e zonës. /Euronews/

    Lajmi Paraprak

    OKB: Në 10 vitet e fundit janë vrarë 1 mijë gazetarë

    Lajmi i rradhës

    ESh: Shpenzimet e jetesës në tetor janë rritur për 19,8%!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë