OKB: Në 10 vitet e fundit janë vrarë 1 mijë gazetarë

    Në 10 vitet e fundit janë vrarë 958 gazetarë, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

    “Në të njëjtën periudhë, më shumë se 1 000 janë mbyllur në burgje”, tha komisioneri i lartë, në fillim të një konference për mbrojtjen e gazetarëve në Vjenë.

    “Numrat janë të papranueshëm”, tha ai, përcjell ATSh.

    Takimi u organizua nga Ministria e Jashtme e Austrisë për të shënuar 10-vjetorin e Planit të Veprimit të OKB-së për Sigurinë e Gazetarëve. Turk e konsideroi sukses që gjatë planit të veprimit rreth 50 vende kanë krijuar ose forcuar mekanizma për të mbrojtur profesionistët e medias.

    “Vitet e fundit, numri mesatar i vrasjeve është ulur. Megjithatë, nevojiten përpjekje shumë më të mëdha”, tha ai.

    “Çdo kërcënim ndaj një gazetari është një kërcënim për të drejtat tuaja, të drejtat e mia dhe të drejtat e të gjithëve për lirinë e informacionit, mendimit dhe shprehjes”, theksoi Turk.

    Lajmi Paraprak

    Janë dorëzuar 17.650 dokumente të udhëtimit për shtetas të RMV-së në vende të huaja

    Lajmi i rradhës

    Flet gjyshi i fëmijëve që u ngujuan për 6 vite nga i ati në Tiranë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë