FNA: po bëhet 1 vit që kur u konstatua se Agron Alili ishte avancuar kundërligjshëm, ndërsa ministri Shaqiri dhe Halil Ferati nuk kanë ndërmarrë asgjë

    Forumi për Ndryshime në Arsim, sot ka reaguar ndaj ministri të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe drejtorit të Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati. Sipas FNA-së, po bëhet 1 vit që kur u konstatua se Agron Alili ishte avancuar kundërligjshëm dhe asgjë nuk është ndërmarrë deri sot, përcjell Nistori.  

    FNA vlerëson se arsimi i Lartë në RMV është në krizë, profesorë të korruptuar, hajna dhe plagjiatorë përditë po prodhojnë analfabetë funksionalë.

    “Skandali thellohet kur këta shkatërrues të cilësisë në arsimin e lartë po rehablitiohen nga personat më kompetent për t’i ndëshkuar ata, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati. Për të shpëtuar arsimin nga fundosja e tërësishme, FNA-ja disa herë ka denoncuar dhe ka ofruar prova për raste të hajnisë dhe korrupsionit në arsimin e lartë. Rrallë kemi marrë përgjigje ndërsa asnjëherë s’janë ndërmarrë masa konkrete kundër shkelësve të denoncuar nga ne, përkundër vendimeve për shkelje të konstatuara. Kështu, Halit Ferati dhe Jeton Shaqiri po stimulojnë korrupsionin në arsim. Po bëhet 1 vit që kur u konstatua se Agron Alili ishte avancuar kundërligjshëm dhe asgjë nuk është ndërmarrë deri sot, përkundër që FNA-ja posedon prova ku ministri Shaqiri premton se do të ndërmerr masa. Alili vijon që çdo mëngjes të vishet nën petkun e profesorit dhe të del para studentëve, sikur të mos ishte një prej personave që rrezikon cilësinë e arsimit të lartë. Theksojmë se ky nuk është rasti i vetëm pa epilog”, kumtojnë nga FNA.

    Forumi thotë se aleat i ministrit në këtë ‘luftë’ për mbrojtje dhe strehim të shkelësve të ligjit është drejtuesi i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati. Deri te ky institucion, FNA-ja ka kohë që dorëzon prova dhe indicie për shkelës potencial ndërsa nuk po marrim asnjë përgjigje. Halit Ferati ta lëshojë karrigen e drejtorit nëse s’ka guxim, s’din ose nuk dëshiron që të luftojë korrupsionin në arsim.  

    “Me praktikën e mosndëshkueshmërisë të ministrit Shaqiri, frikën e Feratit për t’i çuar deri në fund hetimet dhe gjendjen në të cilën ndodhet arsimi sot, FNA-ja konsideron se janë pjekur kushtet që kryeministri të ndërhyjë dhe t’i shkarkojë urgjentisht dy frenuesit më të mëdhenj të luftës kundër korrupsionit, hajnisë dhe plagjiaturës në arsimin, Jeton Shaqirin dhe Halit Feratin. FNA-ja nuk do të qëndrojë duarkryq, ndërkohë që presim persona më kompetent t’i zënë karriget e institucioneve të lartëpërmendura, do të vazhdojmë të bëjmë publike çdo parregullsi që vë në rrezik cilësinë e arsimit të lartë”, shtojnë nga Forumi.

    FNA-ja përsërit edhe njëherë nevojën për veting në arsim të lartë, vetëm në atë formë do ta shpëtonim arsimin nga këto hajna, plagjiatorë dhe persona të korruptuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

    Lajmi i rradhës

    Harxhime prej 800 mijë eurosh për diasporën, pse votimi nuk bëhet online?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë