Fokus: Një grup qytetarësh kanë ngritur kallëzim penal ndaj ish-shefit të SPB Tetovë

    Ish-shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, Amir Dalipi, u largua nga Tetova për një pozitë më të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky informacion është konfirmuar nga MPB-ja, nga ku shtojnë se Dalipi me kërkesë të tij largohet në një detyrë tjetër, shkruan portali Fokus.

    “Shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Amir Dalipi, i cili me sukses e mbajti këtë detyrë për më shumë se pesë vjet, me kërkesë të tij, po largohet në një pozitë tjetër të lartë në MPB në Shkup. Në pesë vitet e fundit, ndër të tjera, shefi Dalipi i kushtoi vëmendje të veçantë transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut për të gjitha masat dhe aktivitetet e realizuara, përmes bashkëpunimit të hapur dhe konstruktiv me të gjitha mediat. Deri në emërimin e kryeshefit të ri të SPB Tetovë, detyrën do ta kryejë ndihmës shefi i SPB Tetovë, Ivica Mihajllovski, njoftojnë nga MPB.

    Mirëpo, siç raporton portali Fokus, një grup qytetarësh kanë bërë kallëzim penal ndaj Dalipit në fund të muajit qershor në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për veprat penale “marrje ryshfeti” dhe “shpërdorim të pozitës zyrtare”.

    “Kallëzimi penal për të cilin shfaqni interesim është dorëzuar nga një grup qytetarësh në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për veprat penale nga nenet 357 dhe 353 të Kodit Penal, pas së cilës më datë 26.06.2023 ka filluar kallëzimi dhe është caktuar në veprim kompetent të Prokurorisë Publike Gostivar. Prokuroria e Gostivarit, duke vepruar për verifikimin e pretendimeve, ka lëshuar urdhër deri te Ministria e Punëve të Brendshme – SP Gostivar për mbledhjen e njoftimeve të nevojshme. Po veprohet sipas urdhrit, kanë konfirmuar për Fokus nga Prokuroria. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Më mirë të hash para apo pas stërvitjes – Çfarë thonë ekspertët?

    Lajmi i rradhës

    Problemet shëndetësore që shkakton mungesa e vitaminës B12

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë