FONDET IPA / Maqedonia e Veriut për tre vjet humbi 122 milionë euro

    Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, në konferencën e tij të parë si ministër ka komentuar mos shfrytëzimin e fondeve IPA të Bashkimit Evropian (BE) nga Maqedonia e Veriut.

    Orhan Murtezani, deklaroi se nga 302 milionë euro në dispozicion të vendit tonë deri në fund të vitit 2023 janë lidhur kontrata me vlerë deri në 109 milionë euro. Ai tha se kjo është shfrytëzim i vetëm rreth 34 për qind të fondeve. Sipas tij, mjetet më së shumti janë destinuar për transport, mjedis dhe drejtësi. “Në dy vitet e fundit krahas zbatimit të ngadaltë të IPA fondeve vendi u ballafaqua me papërodrimin e këtyre fondeve që u skadoi edhe afati i përdorimit dhe të njëjtat u kthyen në buxhetin e Bashkimit Evropian. Sipas statistikave në vitin 2022 janë humbur 24 milionë euro, në vitin 2023 – 55 milionë dhe gjatë vitit 2024 vlerësohet se do të humbin rreth 43 milionë euro që gjithsej bëjnë 122 milionë euro”, tha Murtezani.

    Ndër faktorët kryesor që përmendi Murtezani që kanë ndikuar të mos shfrytëzohen mjetet e IPA fondeve të Bashkimit Evropian ka numëruar si mungesa e burimeve njerëzore dhe personave të kualifikuar, vonesat nga procedurat dhe përpilimi të projekteve e kështu me radhë. Ai tha se për t’u ballafaquar me këto problematika, po përpiqen të përgatisin personel të kualifikuar dhe të punësojnë persona të trajnuar për IPA fondet. “Arsyet e progresit të ngadalshëm dhe absorbimi i ulët i IPA fondeve kemi vlerësuar se ka qenë keqmenaxhimi dhe pakujdesia e qeverisë së kaluar, mungesa e stafit cilësor në strukturën nacionale të IPA-s dhe mungesa e projekteve të mira infrastrukturore”, nënvizoi Murtezani.

    Nga na tjetër, sa i përket integrimeve europiane, Murtazani tha se pa zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe ndryshimeve kushtetuese, nuk do të mund të zhbllokohet qasja në BE, tha sot në një konferencë për media në Qeveri ministri i Çështjeve Evropiane.

    I pyetur nëse është dakord me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, Murtezani shton se çështja duhet të zgjidhet sa më shpejt. “Siç e kanë theksuar në disa raste ambasadori evropian dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të BE-së se kjo është një pengesë serioze para nesh, të cilën duhet ta trajtojmë dhe të përpiqemi për ta zgjidhur sa më shpejt. Në fushatën parazgjedhore si koalicion VLEN theksuam se ky është një nga prioritetet kyçe, ashtu siç është edhe në programin e Qeverisë. Pa zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe amendamenteve kushtetuese nuk mund të zhbllokohet rruga drejt BE-së, sqaroi ministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve”, ka deklaruar Murtezani. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    8 arsyet pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

    Lajmi i rradhës

    Bujqit e Tetovës kërkojnë kompensimin e dëmeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë