Qytetarët: Dorëheqjet e BDI-së, kamuflazh për të fshehur krimin

    Fotografia: Nistori

    Qytetarët nuk u besojnë se dorëheqjet e ministrave të BDI-së ndodhnin për shkak të ndryshimeve kushtetuese. Ata thonë se gjestet e këtilla të BDI-së bëhen sa për sy e faqe dhe për interesat personale, por jo edhe për të mirën e popullit. Qytetarët thonë se ministrat e BDI-së bëjnë veprime me të cilat do të mund të ruajnë edhe më shumë vendet e veta, apo për të defokusuar vëmendjen e opinionit nga aferat korruptive.

    “Nuk ma merr mendja”.

    Pse deklarojnë atëherë kështu?

    “Për interesat e veta, mund të jetë një kamuflazhe, asgjë tjetër”.

    “Jo, jo, jo, për këtë ta garantoj që jo”.

    Pse mendon që nuk ikin?

    “Nuk ikin sepse pushteti është i mirë, deklaratat vetëm për popull, sa për sy e faqe”.

    “Sinqerisht nuk besoj nëse në fillim votohen e më pas të japin dorëheqje, kush do i mbajë ata për fjale, a më kuptoni, si do të rregullohet kjo juridikisht?”.

    “Ata ashtu thonë. A u beson? Besimi është diçka tjetër, premtimi është diçka tjetër, por nëse e bëjnë këtë mirë është nuk është keq nëse hyjmë në Evropë. Atë 20% me pas mundësi me e heq shumë më mirë do të ishte. Evropa nuk na ka pritur kurrë neve, nuk e kanë për herë të parë që na bëjnë kështu, varet prej këtyre tonëve, por shumë kanë bërë premtime, se sa i mbajnë, inshallah bëhet mirë”.

    “Thonë që ti ruajnë vendet e veta, jo për popull. Sa u bë gjuha shqipe çe 20 vjet zyrtare, jo 5% jo 20% tash do e heqin krejt, nuk mund ta heqin. Çka do bëjmë tani, populli i shkretë vuan për bukë nuk e ka mendjen në politikë. Nuk kemi besim më tepër, ishalla bëhet mirë për krejt, për rininë se jo për neve”.

    “Mundet me u bë edhe ajo, tash nuk besoj, por nuk besoj”.

    “Jo be ajo është vetëm kamoflazhë, unë them ashtu po ku e di. Vetëm me u largu që me hy këto në Evropë, për ne shqiptarët përsëri apët, e shohin punën e vetë ata. Po ka kohë çe 20 vite, edhe 20 dot ë presim të bëhet 30 dhe do të bëhet Inshallah”./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Për të ardhmen europiane, jemi të gatshëm të heqim dorë nga kryeministri shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Taravari refuzon kërkesën e Ahmetit: Dorëheqjet e BDI-së, jo serioze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë