Foshnja e porsalindur gjendet në kontejnerin e mbeturinave në Itali

    Një foshnje e porsalindur është gjetur të shtunën mbrëma në një kontejner mbeturinash në qytetin italian Villanova Canavese, jo larg Torinos, raporton agjencia Ansa.

    Bëhet fjalë për një djalë që është gjetur në një qese të najlonit, së bashku me një mbulesë.

    Gjendja shëndetësore e vogëlushit që mjekët e quajtën Lorenzo, pavarësisht temperaturave të ulëta, aktualisht është e mirë.

    Foshnjën e ka gjetur një 49-vjeçar që jeton në afërsi dhe ishte duke dalë për të derdhur mbeturinat në kontejner. Atë e habitën të qarat e foshnjës.

    “Fillimisht mendova se ishte mace. Pas disa sekondave e kuptova se bëhet fjalë për foshnje”, tha ai.

    Pas këtij “zbulimi” i telefonoi policisë, kurse djaloshi është dërguar me urgjencë në spital.

    Atje filluan hetimet për të konstatuar se si përfundoi foshnja e porsalindur në mbeturina. 

    Lajmi Paraprak

    Bizneset, të pakënaqura me ndryshimet ligjore për kontrata të punëtorëve

    Lajmi i rradhës

    Rikthehet debati, pro e kundër testimit të mësimdhënësve në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë