Foshnja me dorën e thyer në Shkup nuk do të ketë pasoja, krahun e ka në gips

    Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup, Viktorija Jovanovska, ka deklaruar se foshnja, e cila më 30 dhjetor, gjatë lindjes me prerje cezariane ka pësuar lëndim në krah të majtë, është në gjendje të mirë dhe se bëhet fjalë për një frakturë të lehtë.

    Siç tha Jovanovska, ajo tashmë ka takuar edhe familjen e foshnjës për t’u sqaruar detajisht rastin e ndodhur. Njoftoi se është formuar Komision brenda klinikës i cili ka shqyrtuar historikun dhe fillimisht ka vlerësuar se nuk ka pasur gabim profesional. Ndërkohë, këtë rast pritet ta shqyrtojë edhe Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Familjes sot u shpjegova se si ka ndodhur lëndimi, se është komplikacion i mundshëm dhe i paraparës dhe kjo mund të ndodhë si komplikim kur fetusi vendoset në pozitë të penguar dhe se nëna është trajtuar si nënë e rrezikuar që nga momenti i pranimit. Foshnja ka lindur në gjendje të shkëlqyer me një rezultat shumë të mirë vitaliteti. Pas lindjes, foshnja është vlerësuar nga një pediatër. Mjeku pediatër vlerësoi se ishte një parezë e lehtë. Pareza e tillë zakonisht kalon për 24 deri në 48 orë”, deklaroi Viktorija Jovanovska, drejtoreshë e Klinikës së gjinekologjisë.

    Ndërkohë, familjarët e foshnjës vazhdojnë të kërkojnë përgjigje nga Gjinekologjia për rastin. Babai i foshnjës ka thënë për Telma se po tentohet që rasti të fshihet nga gjinekologjia dhe se ai dhe nëna e foshnjës nuk janë njoftuar se çfarë ka ndodhur konkretisht gjatë procesit të lindjes.

    Sipas babait të foshnjës, krahu i foshnjës tashmë është në gips por kjo është bërë shumë vonë pasiqë foshnja ka lindur më 30 dhjetor. Nga Klinika Gjinekologjike gjithashtu thanë se të mërkurën pritet të lëshohet në shtëpi nëna me foshnjën. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Teknologjia është krijuar për njeriun, jo njeriu për teknologjinë

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV u përballën me situatë të rëndë ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë