FOTO LAJM | Bota në një ditë mes tmerrit, temperaturave të larta dhe zjarreve masive

    Foto ilustruese

    Bota prej një jave po përballet me temperatura të larta dhe zjarre masive, të cilat kanë shkaktuar pasoja katastrofike.

    Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe shumë vende të tjera janë përballur me zjarre masive, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre.

    Në këtë listë futet edhe vendi ynë, i cili po përballet me temperatura të larta dhe zjarre në shumë qytete.

    Në Mbretërinë e Bashkuar si rrallë herë temperaturat kanë qenë tejet të larta, duke shkrirë asfaltin në rrugë.

    Njerëzit kanë marrë vazhdimisht paralajmërime për të bërë sa më shumë kujdes dhe të evidentojnë daljet e tyre për shkak të vapës së madhe.

    Shumë banesa dhe makina janë shkrumbuar plotësisht nga flakët që u përhapën në qyteza.

    Në Francë zjarret kanë shkrumbuar shumë pyje, të cilat kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen në një kohë rekord.

    Situata mbetet akoma kritike dhe flakët vijojnë të djegin shumë zona dhe tymi ka krijuar vështirësi tek njerëzit.

    Në Greqi situata mbetet e vështirë, pasi zjarret kanë shkrumbuar shtëpitë dhe makinat.

    E gjithë situata po favorizohet nga temperaturat e larta dhe thatësira e vendit.

    Sipas ekspertëve pritet që kjo situatë të zgjasë të paktën deri në gjysmën e javës tjetër, duke u ndikuar vazhdimisht nga ndryshimet klimatike. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Me tren nëpër Europë: 50 vjet Interrail

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia në fazën e portokalltë, Ministria e Shëndetësisë del me rekomandime për qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë