Fotoreporterët ukrainas përshkruajnë gjendjen në front

    Dy prej fotoreporterëve më me përvojë të luftës në Ukrainë kanë folur për Radion Evropa e Lirë rreth atmosferës përgjatë vijës ndarëse në Donbas, teksa frika për një pushtim të plotë nga Rusia po rritet.

    Fotoreporteri i pavarur veteran ukrainas, Anatolii Stepanov, i cili aktualisht ndodhet në vijën e frontit në një vend të panjohur në lindje të Ukrainës.
    Fotoreporteri i pavarur veteran ukrainas, Anatolii Stepanov, i cili aktualisht ndodhet në vijën e frontit në një vend të panjohur në lindje të Ukrainës.

    Në vijat e frontit duket më qetë sesa në Kiev. Kështu është zakonisht – sa më larg kryeqytetit, dhe sa më afër frontit, aq më qetë është.

    Të gjithë këtu e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Këtu nuk ka histeri, si ajo që shihet në media aktualisht. Gjatë muajit të fundit, asgjë fare nuk ka ndryshuar në vijat e frontit.

    Një ushtar ukrainas duke tymosur një cigare në një strehim, pranë mitralozit të tij, në një pozicion në rajonin e Luhanskut, në lindje të Ukrainës, më 22 janar.
    Një ushtar ukrainas duke tymosur një cigare në një strehim, pranë mitralozit të tij, në një pozicion në rajonin e Luhanskut, në lindje të Ukrainës, më 22 janar.

    Ndonëse këtu është përgjithësisht qetë, në mbrëmjen e së premtes (më 21 janar), disa kilometra larg pozitës ku unë isha me disa gazetarë, ndodhi një luftim i vërtetë. U përdorën mortaja 82-milimetërshe, një mitraloz i fuqishëm “Utyos”, dhe raketahedhës. Zgjati rreth 90 minuta, por, në vijën e frontit, ku ai ndodhi, s’ka pasur lëvizje kurrë. Do të ketë qenë me gjasë një grindje mes dy palëve.

    Një portret i presidentit rus, Vladimir Putin, që është përdorur për ushtrime qitjeje në një pozicion ukrainas në vijën e frontit, në rajonin e Luhanskut. Fotoja është shkrepur nga Anatolii Stepanov, më 22 janar.

    Unë së fundi isha bashkë me një gazetar, me të cilin biseduam me disa paraushtarakë, ndërsa njëri oficer na tha troç se nëse ky sulm i mundshëm rus vjen deri te pika ku ne jemi, në front, atëherë me shumë gjasë të gjithë ne do të vritemi. Ai tha se ushtarët në front shërbejnë si mburojë, kështu që ata do të mposhteshin, por kjo do të mund të blinte kohë për vijën e ardhshme të mbrojtjes.

    Nuk e kam menduar ndonjë plan për të ikur, nëse ndodh një sulm. Puna ime është të shkrep fotografi të çdo gjëje që ndodh, dhe mëtoj të qëndroj këtu në lindje.

    Një luftëtar ukrainas duke ecur nëpër një llogore, në rajonin e Luhanskut, më 22 janar.
    Një luftëtar ukrainas duke ecur nëpër një llogore, në rajonin e Luhanskut, më 22 janar.

    Besoj se ka plane të ndryshme sulmi, por dyshoj që edhe Rusia vetë e di se cilin skenar do ta përdorte, nëse vërtet e ka ndërmend ta përdor ndonjërin. Kievi është më pak se 100 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.

    Në verë kishte sulme artilerie, por tani po përdoren kryesisht vetëm armë të vogla – gjëra të vogla. Lufta duket e fjetur tani.

    Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak (djathtas), i cili ka themeluar projektin Donbas Frontliner Media, dhe aktualisht punon afër Mariupolit, në bregun juglindor të Ukrainës.
    Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak (djathtas), i cili ka themeluar projektin Donbas Frontliner Media, dhe aktualisht punon afër Mariupolit, në bregun juglindor të Ukrainës.

    Andriy Dubchak: “Është tjetër atmosferë”

    Tani, vija e frontit duket e qetë – vetëm luftime të zakonshme sporadike, por është një atmosferë tjetër në krahasim me disa javë më parë, kur njerëzit ishin apatikë karshi zërave për pushtim.

    Njerëzit nuk e besonin këtë më parë. Atyre iu ngjasonte me situatën e grumbullimit të trupave dhe të armatimit në pranverë. Por, tani, edhe ushtarët, edhe civilët, pa dyshim se janë të ndikuar nga thashethemet për një sulm. Është zor të mos ndikohesh, me tërë ato lajme ‘online’ dhe në TV.

    Ushtarë ukrainas duke vënë lule më 24 janar te një memorial për viktimat e një sulmi me raketë, i cili vrau 31 persona në Mariupol, shtatë vjet më parë.
    Ushtarë ukrainas duke vënë lule më 24 janar te një memorial për viktimat e një sulmi me raketë, i cili vrau 31 persona në Mariupol, shtatë vjet më parë.

    Së fundi, teksa po punoja në një treg në Mariupol, në të njëjtin vend që u bombardua rëndë nga sistemet raketore “Grad” më 2015, disa ‘babushka’ filluan të më bërtisnin. Ishte vërtet e befasishme, tregon për tensionin që po e ndiejnë njerëzit tani.

    Vlera e hryvnia gjithashtu po bie, ndërsa çmimi i benzinës po rritet. Një ushtar më tha se është “lodhur duke pritur” për një pushtim rus, dhe se do të ishte “më mirë që të kishte filluar tashmë”. Ai mendonte se gjasat e një lufte të plotë janë 50 me 50.

    Një ushtar i ri ukrainas, pranë vijave të frontit, në një vend të panjohur në rajonin e Donetskut, në lindje të Ukrainës, në fillim të janarit.
    Një ushtar i ri ukrainas, pranë vijave të frontit, në një vend të panjohur në rajonin e Donetskut, në lindje të Ukrainës, në fillim të janarit.

    Kam shikuar një gazetar të huaj teksa raportonte pranë një pike kontrolli, në periferinë e Mariupolit. Ai ishte i pajisur me jelek antiplumb dhe me helmetë balistike. Prapa tij, civilët po e bënin jetën e përditshme, dhe po e shikonin me interesim këtë “shfaqje”. Për disa, është budallallëk paksa.

    Një shenjë që paralajmëron për rrezikun e minave tokësore shihet nga një automjet pranë vijave të frontit, në lindje të Ukrainës, në fillim të janarit.
    Një shenjë që paralajmëron për rrezikun e minave tokësore shihet nga një automjet pranë vijave të frontit, në lindje të Ukrainës, në fillim të janarit.

    Unë kam përvojë të madhe në lufta statike llogoresh, por, t’ju them të drejtën, nuk kam njohuri për konflikte të shpejta. Nëse ndodh një pushtim, unë do të jem aq afër luftimeve sa kam siguri, por kush e di se çfarë do të thotë kjo.

    Një gazetar së fundi pyeti një ushtar pranë frontit: “A është sigurt këtu?”. Ushtari u hutua nga pyetja, më pas qeshi me zë, dhe u përgjigj: “Ky vend është tërësisht në mospërputhje me sigurinë”. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria në direktoratin e botës, po Kosova?

    Lajmi i rradhës

    Pritje (jo) reale për zgjidhjen e kontestit me Sofjen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë