Franca e përmbajtur për fillimin e negociatave mes RMV-së dhe BE-së

    Parisi shpreson për përparim të dukshëm të Maqedonisë në integrimet evropiane, por as nuk premton dhe as nuk parashikon se kur do të fillojnë negociatat me Brukselin. Ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner, thotë se qytetarët janë popull evropian dhe një ditë do të jenë pjesë e Unionit.

    “Nuk ka afat të caktuar për këtë temë, sepse ky afat varet nga Konferenca ndërqeveritare e cila do të shënojë fillimin e negociatave dhe në këtë moment është e pamundur të caktohet ndonjë datë e saktë”, tha Siril Bomgartner- ambasador i Francës.

    Këto komente ai i bëri në seancë të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane në Kuvend, gjatë prezantimit të prioriteteve të francez me BE-në. Ai po ashtu tha se dje zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov ka ngritur reagime në opinion, por edhe e falënderoi për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore. Nga ana e tij, Dimitrov theksoi se rasti i Maqedonisë është test për Evropën, sepse siç thotë ai, dështimi do të ishte disfatë për të gjithë.

    Zëvendëskryeministri nuk ishte optimist për një zgjidhje të shpejtë me Bullgarinë, ndryshe nga bashkëpartiaku i Bujar Osmanit dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi. Por Dimitrov nuk arriti ta dëgjojë fjalimin e tij sepse vendosi të largohet nga seanca. Ademi, nga ana tjetër, pret momente të reja në dialogun me Sofjen. Momente të reja nga dialogu presin edhe nga VMRO-DPMNE, por në dëm të Shkupit.

    “Nikolla Dimitrov e dinte paraprakisht për përgatitjen e kësaj marrëveshjeje të mundshme të dëmshme me Bullgarinë, por sa ishte zyrtar në Qeveri heshti dhe pasi pa se nuk do të ishte më anëtar i Qeverisë, vendosi të flasë, gjë që është e pamoralshme”, deklaroi Antonio Milloshoski- deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Nga VMRO kërkojnë dorëheqje nga Dimitrov dhe Osmani duke thanë se nuk duhet të vendosen afate të reja për fillimin e negociatave, që të mos ketë zhgënjime të reja. Dhe derisa Franca dhe Bullgaria kërkojnë që procesi të mos obligohet me afate, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka thënë se pret që problemet të zgjidhen në gjashtë muajt e ardhshëm./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rritja e shpenzimeve nuk ndalet, pavarësisht ngrirjes së çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Rritja e çmimit të metanit mund të rikthejë në qarkullim autobusët e vjetër që ndotin ajrin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë