Rritja e shpenzimeve nuk ndalet, pavarësisht ngrirjes së çmimeve

    abstract blur in supermarket for background

    Rritja e shpenzimeve të jetesës assesi të ndalet. Qytetarët janë të shqetësuar për rënien e fuqisë blerëse. OJQ-të kërkojnë masa nga autoritetet për t’i ndihmuar më të rrezikuarit.

    Qytetarët e vendit asnjëherë nuk kanë jetuar në situatë kaq të vështirë, shprehen të prerë nga “Platforma kundër varfërisë”.

    “Nëse tani mund të blesh një qese me ushqim për 3000 denarë, dy vjet më parë mund të kishe blerë dy qese. Sasia e parave që ka mbetur e njëjtë në familje, ndoshta është ulur cilësia e ushqimit apo ka alternativë, çfarë me paratë? Të blini ushqim apo t’i paguani faturat?”, deklaroi Biljana Dukovska- Platforma kundër varfërisë.

    Pavarësisht çmimeve të ngrira të disa produkteve ushqimore bazë, qytetarët ankohen se në dyqane çmimet janë shumë të shtrenjta, dhe mezi blejnë gjërat që u nevojiten gjatë ditës.

    “Mendoj se çmimet do të rriten së shpejti, tani edhe faturat e ngrohjes, rryma…”.

    “Duhet të kesh rrogë 1000 euro që tia dalësh, përndryshe nuk bëjmë asgjë kështu”.

    “Ka dallim në çmimet e ushqimeve. Produktet e mishit, produktet e qumështit”.

    Qytetarët vlerësojnë se politikanët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje nevojave të qytetarëve.

    “Ata shohin për vetë, njerëzit nuk i sheh askush”.

    “Le t’i rrisin pagat 600-700 euro, dhe nuk ka problem”.

    “Autoritetet duhet të fokusohen në çështjet ekonomike, e jo në ato politike, jo koalicioneve, jo opozitës, asgjë tjetër”.

    Çmimet e produkteve bazë do të ngrihen deri në fund të këtij muaji.

    “Vala e rritjes së çmimeve ka nisur në mesin e vitit të kaluar. Së pari, u shtrenjtua vaji i gatimit dhe më pas buka dhe e brumërat filluan të shiten me çmime të larta. Më vonë të gjitha produktet ushqimore kanë marrë çmime më të larta, pas së cilës qytetarët kanë reaguar ashpër. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjykata Penale pa përgjigje mbi kërkesën e mbrojtjes për rigjykim të rastit “Alfa”

    Lajmi i rradhës

    Franca e përmbajtur për fillimin e negociatave mes RMV-së dhe BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë