FREEDOM HOUSE | Arsovski: Korrupsioni, institucionet jofunksionale janë arsyet që vendi nuk ec para

    Analisti Petar Arsovski në emisionin debativ në TV Shenja, duke komentuar raportin e Freedom House tha se, korrupsioni, mos sundimi i së drejtës, institucionet jofunksionale janë arsyet se përse Maqedonia nuk ec para në këto raporte.

    “Natyrisht se ne ballafaqohemi edhe me disa karakteristike endemike. Një numër i madh i analistëve thonë se korrupsioni është bërë endemike në Ballkan, dhe të shohim se si do të zhvillohet çështja e bisedimeve. Mendoj se kjo është arsyeja se përse raportin nuk konstaton avancim”, tha Arsovski.

    Ai tha se tek disa elita politike bëhet fjalë për mungesë të vullnetit politik për të ndryshuar këtë gjendje, ndërsa te disa bëhet fjalë për mungesë të kapacitetit për ta bërë këtë.

    “Ajo që duhet të keni parasysh është fakti se ne në vazhdimësi kemi qeveri, 15 viteve të fundit të cilët e mbushin administratën në bazë klinetaliste me përkrahës personal. Paralelisht me këtë ekonomia nuk zhvillohet mjaftueshëm shpejt që të mund sektori privat të bëhet më tërheqës për punësim se sektori shtetëror. Ende është mentaliteti se shteti është më sigurt dhe një numër i madh i qytetarëve të ballafaquar me sfidën nëse do të kishin fituar më shumë në sektor privat se sa në sektor shtetëror, zgjedhin të fitojnë më pak por në sektorin shtetëror”, tha Arsovski.

    Lajmi Paraprak

    Trajanov: Bullgarët duhet të hynë në Kushtetutë

    Lajmi i rradhës

    “Negociatat nuk zhvillohen me shantazh, por zhvillohen përmes dialogut ekonomik dhe social”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë