Fronti Europian “lëshon pe”, tubimin në Tetovë e cakton më 5 maj

    Arbër Ademi nga “Fronti Europian” ka njoftuar se ky koalicion e ka zhvendosur datën e tubimit përmbyllës në Tetovë dhe të njëjtin do ta mbajnë një ditë më herët se Koalicioni VLEN, pra më 5 maj.

    Ademi sot deklaroi se edhe përkundër se janë paraqitur më herët në SPB Tetovë për organizimin e tubimit, tha se “si parti më e madhe do ta zhvendosin datën e tubimit përmbyllës në sheshin ‘Iliria’ në Tetovë”.

    “Duke pasur parasysh që opozita tenton të krijojë probleme tek shqiptarët, ne si partia më e madhe në vend, megjithëse me kohë dhe para tyre kemi marrë leje nga policia dhe SPB Tetovë, shtabi i Frontit Europian kemi vendosur që tubimin përmbyllës në Tetovë ta vendosim një ditë përpara, pra më 5 maj, vetëm që të mos futemi në skenarët e Putinit dhe Rusisë, të cilët përmes veglave të tyre këtu, opozitës shqiptare dhe Bilall Kasamit tentojnë t’i fusin shqiptarët në problem në mes vete”.

    “Ne nuk garojmë me opozitën ne garojmë me VMRO-DPMNE-në dhe shqiptarët e kanë kuptuar këtë. Pra të gjithë qytetarët që i besojnë perspektivës tonë, u bëjmë thirrje që më 5 maj në sheshin Iliria në Tetovë, të na bashkangjiten dhe ta rrumbullakësojmë suksesshëm fushatën tonë”, tha Arbër Ademi.

    Ndërkohë, më herët kreut i Tetovës, Bilall Kasami tha se nga Koalicioni VLEN është njoftuar më 11 prill, ndërsa nga Fronti Evropian një ditë më vonë. Ai tha se në bazë të kërkesës së arritur në komunë është njoftuar edhe Sektori për Punë të Brendshme.

    “Në bazë të parimit i pari që e kërkon i pari e fiton pra komuna ka pasur obligim t’i jep përgjigje koalicionit VLEN dhe ta informon Frontin Evropian se në atë kohë sheshi është i zënë. Neve kemi vepruar në bazë të procedurave. Policia nuk është ajo e cila vendos kush dhe ku do të organizon tubimet. Ne jemi shtet demokratik dhe Evropian në të cilin ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njëjtë”, tha Bilall Kasami./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komuniteti rom kërkon siguri në vendvotime, KShZ: legjitimiteti dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk duhet të cenohet

    Lajmi i rradhës

    VLEN: si pjesë e qeverisë do të jemi në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë