Fshati i shtëpive të vockla për të pastrehët (Video)

    Në një parking automjetesh, në Los Anxhelos, është ngritur një fshat i shtëpizave të parafabrikuara – njëri prej disa vendeve në qytetin e dytë më të madh të SHBA-së, ku të ashtuquajturat shtëpi të vockla po vendosen për t’iu ndihmuar të pastrehëve të rimëkëmbin jetën.

    Ky vend me shtëpi të vockla po i siguron kulm mbi kokë popullatës së pastrehë të Los Anxhelosit. 76 strukturat janë të pajisura me sistem për ngrohje dhe ftohje të ajrit dhe mund të akomodojnë dy persona.

    “Ne iu mundësojmë njerëzve të qëndrojnë aq sa kanë nevojë, para se të arrijnë në pozitën kur mund t’iu sigurojmë mbështetje për strehim të përhershëm”, thotë aktivisti Rowan Vansleve. /Nistori/REL/

    Lajmi Paraprak

    Biden: Ne kemi pandemi tek ata që nuk janë vaksinuar

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Nëse vazhdon bllokada bullgare, i dëshirojë suksese Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë