Të paktën tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave në fshatin afër Mlladenovcit, në territorin e Beogradit në Serbi. Policia ka arrestuar të dyshuarin për sulmin. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur akt terrorist sulmin e së enjtes afër Beogradit, ku u vranë tetë persona.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues!Klikoni për ta zbuluar
5Gjurmë gjaku shihen në tokë në vendin e të shtënave në fshatin Dubona, rreth 50 kilometra në jug të Beogradit, Serbi, të premten, 5 maj 2023.
6Një oficer policie qëndron roje pranë skenës së një sulmi të së enjtes mbrëma në fshatin Dubona, rreth 50 kilometra në jug të Beogradit, Serbi, të premten, 5 maj 2023.
7Një anëtar i ekipit të forenzikës duke inspektuar vendin e krimit, pas të shtënave vdekjeprurëse, ndërsa një oficer policie bën roje.
8Një pamje nga fshati Dubona në afërsi të Mlladenovcit, rreth 60 kilometra në jug të Beogradit, pas të shtënave masive më 5 maj.
9Një numër i madh i zyrtarëve policorë sigurojnë vendin e krimit. Fshatin e ka mbuluar heshtja, dëgjohen vetëm kambanat e kishës.
10Deri në përfundimin e hetimeve, mediat nuk janë lejuar të afrohen në vendngjarje.
Siç mëson jozyrtarisht Radio Evropa e Lirë, të shtënat janë regjistruar në dy lokacione në fshatin Dubona. Të paktën dy persona u vranë në këtë lokacion dhe të tjerë u plagosën.
11Ekipet e mediave ndodhen në qendër të fshatit, disa dhjetëra metra larg vendit ku ndodhi krimi. Aty është e pranishme policia ushtarake, ndërsa shihen edhe automjetet ushtarake.
12Patrulla të policisë në fshatin Dubona afër Mlladenovcit.
13Të shtënat vdekjeprurëse kanë shkaktuar frikë dhe shqetësim te banorët e Dubonës.
14Patrulla policore janë shpërndarë në të gjithë lokalitetin e fshatit Dubona.
15Banorët e Dubonës të shqetësuar kërkojnë më shumë informacione lidhur me situatën.
16Të premten, në orët e para të mëngjesit, janë bllokuar rrugët që çojnë për në fshatin Dubona.
17Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe forcat e xhandarmërisë me pajisje speciale.
18Ekipet e forenzikës duke inspektuar terrenin.
19Policia ende nuk ka bërë të ditur informacione lidhur me motivin e sulmit.
20Të shtënat në Mlladenovc ndodhën një ditë pas vrasjeve në një shkollë fillore të Beogradit, ku një 13-vjeçar vrau tetë nxënës dhe një roje sigure, si dhe plagosi shtatë nxënës dhe një mësimdhënëse. /REL/