Spitali modular në Dibër do të shërbejë vetëm për vaksinim Covid-19

    Nga ndërtimi i Spitalit modular në Dibër e deri sot ai është përdorur dhe po përdoret vetëm për vaksinimin e popullatës. Në hapësirat e Spitalit modular nuk është hospitalizuar asnjë i sëmurë nga virusi korona. Kjo ka ndodhur për shkak të faktit se Spitali i Përgjithshëm i Dibrës posedon hapësira të mëdha dhe disa nga repartet qysh në fillim të pandemisë janë shfrytëzuar për vendosjen e Kovid Qendrës në Dibër. Këtë për gazetën “Koha”, e deklaroi drejtoi i Spitalit të Përgjithshëm Baki Alili.

    “Spitali modular në të cilin ka mundësi për hospitalizim për dhjetë deri në dymbëdhjetë pacientë nuk është përdorur për hospitalizim të pacientëve me Kovid-19. Kjo nuk ka ndodh për faktin se qysh në fillim të pandemisë në mars të viti të kaluar, Kovid Qendrën e vendosëm në repartin të sëmundjeve të brendshme. Këtu u vendos Kovid qendra për shkak se aty gjendet edhe sistemi qendorë i oksigjenit. Por, kushte shumë të mira ka edhe hapësira e këtij reparti”, thotë drejtori i Spitalit, Baki Alili. Sipas tij këto mundësi që ka Spitali i Dibrës me hapësirë të gjerë janë arsye që Spitali modular të mos përdoret si Kovid Qendër.

    “Ky spital qysh nga fillimi është përdorur për vaksinimin masiv të popullatës të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë Ne për nevojat e Spitalit modular kemi siguruar pajisjet për mbrojtje nga zjarret. Gjatë vizitës që një Komision i Ministrisë së Shëndetësisë i bëri Spitalit, konkludimi i komisionit ishte se situata në Spitalin Modular i ka të gjithë pajisjet e nevojshme”, tha ai.

    Në spitalin modular për çdo dit këtu realizohet vaksinimi kundër Kovid 19. Kohëve të fundit ka një rritje të madhe të popullatës për tu vaksinuar”, thotë drejtori Alili.

    Ai shtoi se dy doza kanë pranuar mbi 6500 qytetarë kurse me një dozë afro 7000 qytetar nga të dy komunat.

    Lajmi Paraprak

    KSHZ: Kanë arritur edhe 980 pako të reja me aparate për gjurmët e gishtërinjve

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti në Gostivar: Sekreti i suksesit të BDI-së është puna që kemi bërë deri më tani për qytetarët e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë