Fukuyama: Bindjet bullgare ndaj RMV-së janë të njëjta me ato të Rusisë ndaj Ukrainës

    NËSE PERËNDIMI NUK E NDALN PUTININ, LUFTA DO TË SHTRIHET EDHE NË BALLKAN


    Një shtet më i madh se RMV-ja si Bullgaria, e refuzon të drejtën e Maqedonisë që ta përcaktojë identitetin e vet nacional, të ndryshëm nga ai Bullgar dhe kjo është e njëjtë me bindjet ruse për Ukrainën, thotë profesori, filozofi dhe autori Francis Fukuyama. Ai shton se shumë shtete evropiane kanë qëndrime ekstreme djathtiste dhe se lufta në Ukrainë do ta përcaktojë të ardhmen e botës pas invazionit rus.

    Profesori, folozofi dhe autori i librit “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” Fukujama, thotë se situata Rusi-Ukrainë mund të krahasohet edhe me kontekstin Bullgari-Maqedoni e Veriut, pasi një shtet më i madh nuk e lejon tjetrin ta përcaktojë identitetin nacional.

    FUKUYAMA PROFESOR, FILOZOF DHE AUTOR

    “Ka shumë ngjajshëmri në rastin e Maqedonisë së Veriut. Një shtet më i madh të tentojë ta kundërshtojë të drejtën e Maqedonisë për ta përcaktuar identitetin e vet nacional në mënyrë tjetër, me narrativ të ndryshëm nga ai me Bullgarinë dhe kjo me të vertetë është e njëjta situatë sa i përket qëndrimit rus ndaj Ukrainës. Mendoj se është princip demokratik për të gjithë të jenë të lirë ta përcaktojnë vet narrativin e tyre dhe kjo çështje mos të ndikohet nga shtete tjera.

    Fukujama thotë se invazioni Rus në Ukrainë dhe zhvillimi i mëtejshëm i kësaj situate do ta përcaktojë atë se si do të duket bota në të ardhmen.

    FUKUYAMA PROFESOR, FILOZOF DHE AUTOR

    “Konflikti Rusi-Ukrainë do ta përcaktojë rrjedhën e botës në të ardhmen. Mund të paramendojmë dy skenare, një skenar shumë të keq i cili nga aspekti demokratik dhe një skenar të mire. I keqi është ai nëse Putin arrin ta rrënojë qeverinë e zgjedhur në Kiev dhe të instalojë qeveri marionëtë dhe të përfitojë pjesë ose të gjithë Ukrainën në një Rusi më të madhe. Por nuk besoj se do ta arrijë këtë pasi sipas disa skenarëve do të detyrohet të tërhiqet nga Ukraina që do të jetë poshtëruese për Putinin. Do të jetë e tmershme për ukrainasit, por do të ruhet fryma evropiane.

    Sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë nga shumë vende të botës, Fukujama i sheh si një dënim i fortë por përsëri thekson se pasojat e luftës janë shumë më të rendësishme dhe treguesi kryesor për Rusinë, Ukrainën por edhe të gjithë botën. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Një “çupkë” ministreshë na trajton ne qytetarët si piromanë

    Lajmi i rradhës

    “Dikur haje plumbin ballit nëse protestoje” | Rama i quan turp kombëtar protestat në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë