Fusha e Dibrës pa sistem vaditje

    Fusha e Dibrës vazhdon të mbetet pa sistemin për vaditje. Sistemi për vaditje i cili u ndërtua viteve të 70-ta, i dha një përkrahje të fuqishme bujqësisë dibrane. Por, para 17 viteve pompat të sistemit për vaditje që ishin të vendosur në bregun e Liqenit të Dibrës tërësisht u shkatërruan dhe u vodhën. Nga atëherë e deri më sot Fusha e Dibrës ka mbetur pa vaditje dhe dëmet të bujqve janë shumë të mëdha. Një pjesë e madhe të kulturave bujqësore tani më nuk mbillen meqë mungon uji. Shoqatat e bujqve dibran vlerësojnë se mosfunksionimi i sistemit për vaditje faktikisht ka shkatërruar prodhimtarin bujqësore. Pikërisht për shkak të mungesës së sistemit për vaditje një pjesë e madhe e tokës vite me radhë mbetet edhe pa punuar.

    Para tre viteve Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me pushtetin vendor në Dibër përgatiti elaborat për sanimin e sistemit për vaditje. Ishte një moment optimist për bujqit dibran. Por, deri sot nuk ka sinjale konkrete rreth realizimit të projektit të sanimit të sistemit për vaditje të fushës së Dibrës. Biseduam me kryeshefin të njësisë të bujqësisë në Dibër Arben Mulladauti rreth këtij problemi. Ai për KOHA thotë se aktualisht është shpallur tender për realizimin e fazës së parë të projektit për sanimin e sistemit. Ai shton se njësia është në pritje të vendimeve që do t’i merr më tutje ministria përkatëse. Mulladauti potencon se sanimi i sistemit për vaditje do të ketë një domethënie shumë të madhe për ringjallje të fushës së Dibrës dhe përsëri kjo fushë të jep mundësi të prodhohen prodhimet bujqësore ashtu siç janë prodhuar më parë. Në pritje të tenderit janë edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor në Dibër të cilët në kontinuitet lobojnë për realizimin e këtij projekti shumë domethënës për komunën e Dibrës.

    Revolta e bujqve është e madhe. Ata thonë se bujqësia në Dibër tanimë 17 vite me radhë është duke u shkatërruar. Dëmet janë shumë të mëdha, thonë ata, dhe potencojnë se pas marrjes të fushës së Udovës nga shteti e cila u mbulua me liqenin e akumulacionit të hidrocentralit “Spilje”, ndërtimi i sistemit për vaditje të fushës së Dibrës dha një shpresë të madhe për bujqësinë dibrane.

    Por, shkatërrimi i stacionit të pompave para 17 viteve faktikisht bllokoi zhvillimin e bujqësisë. Eksperti i kësaj sfere, Daut Dumani i cili poashtu është edhe kryetar i shoqatës “Uji i pastër – ushqimi i shëndetshëm”, thotë se fusha e Dibrës është drejt shkatërrimit. Shumë toka janë lënë pas dore dhe nuk punohet, thotë ai. Dumani për gazetën KOHA sqaron se Dibrës i është bë një dëm i madh me shkatërimin e sistemit për vaditje. Sistemi u bë dhe tani afro 2 dekada pronarët e tokave nuk kanë mundësi të vadisin tokat e tyre.

    “Duke marrë parasysh situatën në fjalë, bujqit tani mbjellin vetëm jonxhë, elb dhe disa kultura të tjera bujqësore. Toka e thatë ka detyruar bujqit të mos mbjellin shumë kultura që në këtë fushë prodhoheshin më parë”, thotë Dumani.

    Shkatërrimi i sistemit ka detyruar dibranët që në tregun e gjelbër në qytet të furnizohen me prodhime bujqësore të tregtarëve të qyteteve të tjera. Në tregun e qytetit vite me rrallë nuk janë prezent shumë prodhime bujqësore nga fushat e Dibrës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Më shumë vende parkimi në Tetovë për personat me nevoja të posaçme

    Lajmi i rradhës

    Rreziqe që i kanosen trupit tënd nëse ha ëmbëlsira çdo ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë