Më shumë vende parkimi në Tetovë për personat me nevoja të posaçme

    Në disa rrugë në Tetovë, ditëve të kaluara Ndërmarrja Parkingu i Qytetit, ka vendosur tabela parkimi për personat me nevoja të veçanta. Bëhet fjalë për rrugët afër Gjykatës Themelore, Spitalit Klinik të Tetovës, Tregut të qytetit, pjesës qendrore ku gjenden shumë institucione, përballë Shkollës fillore “Liria” ku mësojnë fëmijët në paralele speciale dhe në rrugë tjera.

    Nga Ndërmarrja Parkingu i Qytetit. apelojnë deri tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të përgjegjshëm dhe solidarë dhe të mos uzurpojnë vendet e caktuara për parkim për këtë kategori qytetarësh.

    “Me qëllim që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë, që nga viti i kaluar kemi përcaktuar 15 vende parkimi për personat me nevoja të veçanta, në vendet të cilët i kanë kërkuar Shoqatat që merren me këtë kategori të qytetarëve.K ëta parkime janë caktuar pikërisht në ato vende ku kjo kategori ka më shumë nevojë. Vitin e kaluar i kemi shënuar me ngjyrë këta vende,por janë hasur mangësi në atë punë dhe këtë vit kemi ndarë mjete për vendosjen e tabelave që kanë shikueshmëri më të mirë .Kemi bërë apele shpesh herë që edhe qytetarët të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim, sepse janë pjesë e jetës dhe të kenë një qasje më të mirë gjatë kryerjes së obligimeve të tyre”, tha Igor Dodevski, drejtor i Ndërmarrjes Parkingu i Qytetit në Tetovë.

    Gjatë vitit 2002, në rrugët e Tetovës ka pasur gjithsej 3 vende të caktuara për parkim të dedikuara për personat me nevoja të veçanta, ndërsa tani janë 15 gjithsej.

    “Në vitin 2022 kishim vetëm tre vende për parkim për këtë kategori, kurse ne kemi bërë 15 vende dhe të gjithë janë të shënuara dhe kanë tabela, shpresoj që edhe më shumë do të shtrijmë bashkëpunimin me shoqatat që merren me problemet e personave me nevoja të veçanta, me qëllim që të lehtësojmë jetën e kësaj kategorie. Edhe ata duhet që të kenë qasje më të lehtë gjithkund ku kanë nevojë dhe do të punohet edhe më shumë në këtë drejtim në të ardhmen”,  theksoi drejtori Dodevski. Ai thotë se qytetarët nuk duhet të parkohen në këto vende ku tashmë janë vendosur tabela speciale sepse në të kundërtën do të kenë dënime.

    Në Tetovë, parkime zonale, ka gjithsej rreh 760 vende parkimi, ndërsa së fundmi Sektori për Veprimtari Komunale, është duke përpiluar plan për zgjerimin edhe zonave të parkimit edhe në rrugë tjera të qytetit. Pas kalimit të planit në Këshillin e Komunës së Tetovës, pritet që të merret leje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme që të shtohen vendet e parkimit në rrugët kryesore në Tetovë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Nepotizmi si “traditë” në institucionet e Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Fusha e Dibrës pa sistem vaditje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë