Fushata e partive për zgjedhjet parlamentare

    Koalicioni VLEN nuk është lejuar të mbajnë tubimin përmbyllës qendror në Sheshin Maqedonia. Për këtë akuzojnë kreun e Sarajit, Blerim Bexheti dhe kryetaren e Shkupit Danella Arsovska. Tubimi qendror i VLEN do të mbahet në Sheshin Skënderbeu në Shkup.

    “Deri sot nuk kemi marr asnjë përgjigje, gjë që nënkupton se përgjigja është negative. Këtë vendim e kanë marrë kryetarja Danella Arsovska dhe Blerim Bexheti bashkë me Levicën të cilët janë në koalicion, në panik për të pamundësuar koalicionin VLEN të mbaj tubim”, tha Bashkim Hasani, VLEN.

    VMRO-DPMNE-ja nga Rankovci i kërkoi qytetarëve që më 8 maj të vendosin nëse duan të vazhdoj krimi dhe vjedhja, apo duan shtet me prosperitet dhe Maqedoni të zhvilluar. Hristijan Mickoski tha kjo nuk është betejë për BE-në ose kundër BE-së.

    “Këto nuk janë zgjedhje të thjeshta, por janë zgjedhje referendum ku do vendimi do të jetë: Ne populli, ose ato si grup i ngushtë i cili mban e ngulfat dhe e mban sistemin larg nga populli. Kjo thirrje i shkon atyre që janë që janë të papërcaktuar dhe shumica e qytetarëve të heshtur në Maqedoni ”, u shpreh Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

    Fronti Evropian nga Vrapçishti dërgoi porosi se të gjithë ata që duan të abrogojnë mekanizmat mbrojtës të badenterit dhe balancuesit do të marrin përgjigjen me 8 maj. Ziadin Sela tha se deputetët e frontit nuk do të lejojnë një gjë të tillë në Kuvend.

    “Këto mekanizma mbrojtës vetëm mund të avancohen dhe kjo është diga dhe linja e kuqe të cilën Fronti Evropian e premton para qytetarëve dhe ua bën me dije atyre që kanë marr hov për të na marrë të drejtën për tu ndjerë të barabartë”, tha Ziadin Sela, Fronti Evropian.

    LSDM-ja dhe Fronti për të ardhme Evropiane ka vazhduar fushatën në Strugë. Nga atje, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme, rroga mesatare do të arrin në 1100 euro, ndërsa me anëtarësimin në BE e njëjta do të rritet akoma.

    “Me programin e ri për Maqedoni Evropiane, garantojmë rrogë mesatare prej 1100 eurove dhe rrogë minimale 600 euro të cilat me hyrjen tonë në BE do të rriten në 1300 euro rroga mesatare dhe 800 euro rroga minimale”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, LSDM.

    Lëvizja ZNAM nga Velesi porositi se prioritet do të ketë siguria e qytetarëve dhe kthimi i besueshmërisë në institucionet e sigurisë. Pavle Arsoski tha se angazhimi i tij si deputet do të jetë zgjidhja e statusit të ushtarëve profesionist në ARM.

    “Do të angazhohemi përfundimisht për zgjidhjen e statusit të ushtarëve profesionist të cilët janë themeli i Maqedonisë. Ata do të kenë statusin e të punësuarve në ARM me kohë të pacaktuar, karrierë të zhvilluese dhe dalje në pension me kushte si çdo i punësuar tjetër në armatë”, tha Pavle Arsoski, Lëvizja ZNAM.

    Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” ka nisur peticion për siç thonë ata, kundër përmbaruesve dhe kredive të shpejta. Kandidati për deputet, Samka Ibraimovski tha se nisma e tyre po pritet mirë nga qytetarët dhe bëri thirrje që e njëjta të mbështetet edhe në qytetet tjera.

    “Më gëzon fakti se të gjithë qytetarët e pranuar iniciativën tonë dhe po nënshkruan shumë. Është mirë që populli të mendon dhe vepron më mirë. Pres që kjo të ndodh edhe në qytetet tjera si Resnjë, Ohrit, Struga, Demir Histar ta bëjnë këtë”, theksoi Samka Ibraimovski, Guximshëm për Maqedoninë.

    Pas Velesit, partia E Majta sot do të vazhdon takimet me qytetarët dhe simpatizantët në njësinë e 5 zgjedhore. Partia e Dimitar Apasiev so zhvillon tubim qendror në Manastir ndërsa paraprakisht edhe në Resnjë ku do të merr pjesë edhe bartësja e listës për këtë njësi zgjedhore Jovana Mojsoska./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

    Lajmi i rradhës

    Taravari në Berlin: diaspora di të bëjë ndryshimin, kjo do të dëshmohet më 24 prill dhe 8 maj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë