Gara për Kërçovën nis herët! Emrat e parë të kandidatëve dalin në skenë

    Kanë mbetur edhe 6 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Kalkulimet për kryetarë komunash dhe për listat e këshilltarëve tanimë kanë filluar. Në Kërçovë jozyrtarisht kanë dalë edhe emrat e parë të kandidatëve për kryetarë komunash.

      Këtyre ditëve pritet që kandidaturën ta shpallë Shkodran Alili, me profesion avokat, i cili merret edhe me aktivitete humanitare.

      Aktivitetet në terren i ka filluar edhe kryetari aktual Fatmir Dehari. Ai dy ditë më parë ka qëndruar në fshatin Cërvicë të Kërçovës dhe është shprehur falënderues për mbështetjen.

      Në fund të muajit janar Dehari tha se mërgimtarët kërkojnë me ngulm që ai të kandidojë sërish për një mandat të katërt në krye të Komunës.

      “Edhe Kërçova në këtë rast për ta përmbyllur, le të jetë vullneti shumicë i qytetarëve, sepse nga bashkëbisedimi me mërgimtarët kam pasur raste të këtilla, jo një e dy por shumë, Fatmir mos na lërë”, tha Dehari.

      Edhe pse Dehari ka filluar me aktivitete, megjithatë BDI si parti ende nuk ka dalë zyrtarisht me një emër për Kërçovën. Një periudhë u përfol edhe ish- ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, por kjo mbetet pikëpyetje derisa nuk lirohet nga paraburgimi.

      Kandidat në Kërçovë do të ketë edhe Lëvizja Besa. Të paktën kështu ka deklaruar para disa muajsh nënkryetari i partisë Fatmir Limani, por ende nuk dihet nëse do të jetë Limani apo ndonjë emër tjetër.

      “VLEN do të ketë kandidat të tij për Komunën e Kërçovës dhe për këtë do të vendos kryesia e Lëvizjes Besa, pastaj këtë propozim që do ta sjell kryesia e Lëvizjes Besa, do të duhet të aprovohet edhe nga të gjithë kryetarët tjerë që përbejnë VLEN-in”, tha Limani

      Ndërkaq në zgjedhjet lokale ASH-ja e Arben Taravarit do të garojë me listë të veçantë për këshilltarë komunalë. Së fundmi anëtarët e nëndegës së ASH-së, nga fshati Tuhin i Kërçovës nëpërmjet një kumtese thonë se distancohen nga lëvizjet e fundit të partisë, si për listën e këshilltarëve, ashtu edhe për daljen nga koalicioni VLEN.

      Nga VMRO dhe LSDM ende nuk dihen se kush do të jenë kandidatë. /TV21/

      Lajmi Paraprak

      Nxënësit përballë PISA 2025: theksi te shkencat natyrore

      Lajmi i rradhës

      Çmimi i një kilogram ari 24 karatësh në RMV arrin në 92 mijë euro

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë