Gashi: Ali Ahmeti nuk ka guxim të garojë për president

    Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, sonte në emisionin “Samo Vistina”, ka folur në lidhje me zgjedhjet presidenciale në vend. Gashi tha se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nuk ka guxim dhe të garojë në këto zgjedhje.

    Gashi tha se kandidati i partive opozitare shqiptare Arben Taravari, është i respektuar tek të gjitha bashkësitë etnike dhe nëse e përkrah edhe BDI, ai sigurt shkon në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

    “Taravarin e bindëm që të jetë kandidat presidencial, sepse është për të mirën e të gjithë qytetarëve, zgjedhjet janë të dyfishta dhe duhet parë interesi më i lartë. Nëse doni të jeni në politikë, duhet të shikoni interesin e të tjerëve, sado që nuk ju pëlqen. Duhet të ndryshojë fakti që jemi të ndarë si parti politike në baza etnike. Taravari do të jetë ndër kandidatët më të mirë në garën presidenciale. LSDM po bie në rejting për shkak të lëshimeve të mëdha që ka ndaj BDI-së dhe do të ketë një disfatë historike në këto zgjedhje”, ka thënë kreu i Alternativës.

    “BDI që vazhdimisht thërret për kryeministër shqiptar, tani le të na përkrahin, nëse marrim mbështetjen e tyre dhe bindim votuesit e tyre, Taravari do të shkojë në raundin e dytë. Taravari respektohet nga shumë komunitete etnike dhe shumë do të votojnë për të. Ahmeti nuk ka guxim të kandidojë. Është koha të garojmë për cilësinë e një personi dhe jo për përkatësinë etnike”, tha mes tjerash Gashi.

    Lajmi Paraprak

    Kasami jep tenderë miliona euro për kompanitë me nga një punonjës / Kompani turistike do të ndërtojë një qarkore

    Lajmi i rradhës

    Përse nuk duhet ta lini mëngjesin pa ngrënë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë