Gashi: Alternativa është e palëkundur për formimin e një fronti opozitar

    “Mbështetje e parezervë nga të gjitha degët për politikat e partisë”, kështu nis njoftimi i partisë opozitare Alternativa, për takimin e djeshëm në Shkup, i cili vjen pasi ditë më parë dega në Tetovë publikisht shprehu pakënaqësitë dhe vërejtjet nga udhëheqësia e partisë në përmbushjen e detyrave partiake që nga mbajtja e kongresit të fundit, përcjell Nistori.

    Mbledhja e djeshme në Shkup është thirrur nga kryetari i partisë, Afrim Gashi, ndërsa në të ishin të pranishëm edhe nënkryetarët, Bekim Sali dhe Admirim Aliti, si dhe sekretari organizativ, Bashkim Murtezi.

    “Fillimisht, kryetari Gashi i njoftoi kryetarët e degëve të Alternativës me aktualitetin politik dhe pozicionin e Alternativës kundrejt ndryshimeve kushtetuese, dhe procesit eurointegrues dhe mundësisë për zgjedhje, ndërsa në veçanti u ndal në pjesën e bashkëpunimit tashmë të ngritur me Lëvizjen Besa dhe lëvizjen e re politike që ka dalë nga BDI-ja. Në këtë kontekst, kryetarët e degëve shprehën interes për modalitetet e këtij bashkëpunimi, ndërsa të gjithë njëzëri i dhanë mbështetje kryetarit Afrim Gashi dhe organeve drejtuese të partisë në politikat partiake që zhvillohen në ngjeshjen e koalicionit opozitar, por edhe në drejtim të avancimit të programit politik të Alternativës, të të drejtave etnike shqiptare, integrimit në BE dhe veçmas luftës kundër korrupsionit. Në të vërtetë, bërthama kryesore e secilës organizatë politike është struktura organizative e saj me në krye kryetarët e degëve. Duke e zhvilluar këtë takim, Alternativa edhe njëherë dëshmoi se është unike, e palëkundur dhe e përkushtuar për ta vazhduar rrugëtimin e saj drejt krijimit të frontit të madh opozitar, duke synuar kështu ndryshimin e madh e të shumëpritur në kampin politik shqiptar. Fitorja në zgjedhjet e ardhme do të jetë në të mirë të të gjithë shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve tjerë në vend”, thuhet mes tjerash në kumtesën e AAA-së.

    Lajmi Paraprak

    Dibra bëhet me qendër që do të plotësojë kërkesat e diasporës

    Lajmi i rradhës

    PLD: Të ndalohen fitimet e mëdha në kurrizin e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë