Gashi: BDI-ja, një prej arsyeve që jemi bërë bashkë

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, duke folur për arsyet e themelimit të koalicionit opozitar shqiptar – VLEN, ai tha se i bashkoi fakti që BDI të shkojë në opozitë dhe të sjellin ndryshimin te shqiptarët, shkruan TV21, përcjell Nistori.

    “Para kemi një parti që është e konsoliduar, e fuqishme dhe nuk fitohet vet. BDI-ja është një prej arsyeve që ne jemi bërë bashkë. Por më shumë ka vullnet për ta tejkaluar vetveten, për t’u bërë bashkë, për ta bërë ndryshimin dhe për ta sjell të mirën te qytetarët”, tha Gashi.

    Gashi thotë se më e pakta që duhet të bëjë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në këto momente, është ta lejë politikën dhe t’u thotë hallall u qoftë.

    “Unë, me pas qenë 22 vjet në politikë unë dhe me i pa se nga ana tjetër janë mbledhur 4 parti, atë ditë e kisha lënë politikën. Ju kisha thënë – hallall ju qoftë djem që jeni bërë bashkë. Fakti që jeni bërë bashkë, unë e kam kryer misionin tim. Por, nuk e ka atë guxim zotëri Ahmeti, më vjen keq”, tha Gashi.

    Afrim Gashi i bindur se VLEN-i do t’i fitojë mbi 20 deputetë

    Gashi tha se si subjekt, përgatitja e tij intelektuale dhe e politikanit i thotë se do të fitojë 5 deputetë.

    Përkthyer këtë numër në numra të koalicionit, kur u pyet nga gazetari se a do të thotë kjo se sipas tij Koalicioni VLEN do të fitojë 17-14 deputetë, ai qeshet dhe thotë:

    “Më shumë, më shumë… Numrin e deputetëve do ta kemi me 2 përpara, mbi 20”.

    Shtoi se atë ditë që do të fitojnë këtë numër deputetësh, do të ulen dhe do të shohin mundësitë për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

    Gara në këto zgjedhje do të jetë mes opozitës shqiptare dhe BDI-së, vlerëson lideri i Alternativës – VLEN, Afrim Gashi.

    Shton se këtë herë shqiptarët e kanë pastër situatën.

    “Shqiptarët në këto zgjedhje e kanë të pastër situatën. Kurrë më pastë se kanë pasur… Intuita politike më thotë se do të shkojmë me dy lista”, thotë Gashi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Të premten mbaron afati për mbledhjen e nënshkrimeve për president

    Lajmi i rradhës

    Lajçak: Zbatimi i Marrëveshjes Bazë, në interesin e të gjithëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë