Të premten mbaron afati për mbledhjen e nënshkrimeve për president

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut deri më 8 mars, në mesnatë, do të pret mbledhjen e nënshkrimeve nga kandidatët e interesuar për garën presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

    Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Në listat e nënshkrimeve për kandidatët kanë nënshkruar gjithsej 108 409 qytetarë.

    Deri më tani sfidën e mbledhjes së nënshkrimeve e kanë tejkaluar 7 kandidatë: Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE (28 029), Stevo Pendarovski nga LSDM-ja (21 852), Maksim Dimitrievski nga ZNAM (11 601), Bujar Osmani nga BDI-ja (11 085), Stevço Jakimovski nga GROM (10 887), Arben Taravari nga VLEN (10 709) dhe Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E majta” (10 432).

    Këtë procedurë akoma nuk e kanë kaluar: Mersiha Smailoviq nga Lidhja Demokratike Boshnjake (1 596), Velo Markovski (1 466), Gjorgji Manaskov (429), Zorica Cvetkovska (204) dhe Poposki (119).

    Zgjedhje të dyfishta

    Zgjedhjet e shtata presidenciale do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

    Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill.

    Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

    Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale do të vijojë fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    KShPK: ndalohet përdorimi i veturave zyrtare gjatë fushatave zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    Gashi: BDI-ja, një prej arsyeve që jemi bërë bashkë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë