Gashi: Dyshojmë se kjo qeveri ka kapacitete për ta ndërtuar shumicën për ndryshimet kushtetuese

    Sot, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi bashkë me nënkryetarin Amir Elezi, pritën ambasadoren e Republikës së Greqisë në Shkup, Sophia Philippidou. Temë e bisedës ishin aktualitetet politike, pozicioni i Alternativës kundrejt tyre, si dhe perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut, përcjell Nistori.

    “Si një parti që e ka ndihmuar vendin më 2018, kur u arrit Marrëveshja e Prespës, ia konfirmova Ambasadores se Alternativa vazhdon të qëndrojë në atë pistë të angazhimit politik, duke dhënë gjithçka nga vetja e saj për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Për ne si parti është me rëndësi që përfundimisht të hapen negociatat për aderim në BE dhe ne jemi shumë të angazhuar në këtë, edhe pse dyshojmë shumë se kjo qeveri ka kapacitete për ta ndërtuar shumicën e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.” – deklaron Gashi.

    Ambasadorja Sophia Philippidou, sipas kumtesës së AAA e përshëndeti qëndrimin e Alternativës dhe inkurajoi që t’i mbështesin përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit europain.

    Lajmi Paraprak

    NJË FJALË PËR UNIONET

    Lajmi i rradhës

    Pse ushqimet prishen dhe si ta parandaloni këtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë