Gashi falënderon deputetët për mbështetjen

    Sot, nën udhëheqjen e kryetarit të kuvendit Afrim Gashi, arsyetimi triumfoi mbi paragjykimin dhe propagandën gjatë një interpelance të ngarkuar me debat.

    Deputetët morën pjesë aktivisht, duke diskutuar dhe replikuar me përkushtim. Në fund, vota e lirë dhe demokratike e deputetëve dha një përgjigje të qartë ndaj kësaj interpelance.

    Afrim Gashi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuan në këtë proces, si dhe për të gjithë ata që, në çfarëdo forme, dhanë mbështetjen e tyre.

    Ai theksoi se përkushtimi ndaj detyrës do të vazhdojë me të njëjtën energji dhe vendosmëri.

    Ndryshe në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nuk kaloi interpelanca ndaj kryetarit të kuvendit, Afrim Gashi. Nga gjithsej 93 deputetë sa votuan, 72 ishin kundër ndërsa vetëm 21 “Pro”. Më këtë, Afrim Gashi mbetet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Afrim Gashi mbetet kryetar i kuvendit të RMV – dështoi interpelanca ndaj tij

    Lajmi i rradhës

    Ballkani, lartë në agjendën e BE-së!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë