Gashi: Kemi përparim në negociata, vazhdojnë konsultimet në parti

    Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe lideri të Alternativës, Afrim Gashi.

    Pas kësaj, liderët nuk dhanë deklarata për çfarë u bisedua në takim dhe se sërish Qeveria dërgoi kumtesë.

    Aty qëndron se është arritur përparim i dukshëm për sa i takon pjesës përmbajtjesore të programit bashkëqeverisës.

    Ndërkaq, u njoftua se deri në fund të javës do të vijojnë konsultime në parti, për siç thuhet, arritjes së qëllimi – marrëveshjes për bashkëqeverisje.

    “Në takim është konstatuar përparim evident për harmonizimin e qëndrimeve rreth plotësimit të pjesës përmbajtjesore të programit të Qeverisë, kurse janë shkëmbyer edhe ide dhe pikëpamje nga të dyja anët për shpërndarjen e përgjegjësive të nivelin e lartë në institucionet e pushtetit qendror. Bisedimet vazhdojnë të udhëhequra nga aspiratat për agjendën evropiane të shtetit dhe nga nevoja për dërgimin e porosive të qarta drejt qytetarëve dhe Bashkimit Evropian për përkushtimin e evropianizimit të Maqedonisë së Veriut, për avancimin e standardit evropian dhe cilësisë së jetës së qytetarëve. Pritet që deri në fund të kësaj jave të realizohen konsultimet e nevojshme dhe të sigurohet harmonizim i nevojshëm me qëllim të arritjes së marrëveshjes”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    ASh – Alternativës: E keni shkelur tri herë radhazi marrëveshjen për koalicionim që e kemi nënshkruar

    Lajmi i rradhës

    Kontesti RMV-Bullgari | Sofja kërkon nga Shkupi garanci se do të respektojë të drejtat e bullgarëve që jetojnë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë