ASh – Alternativës: E keni shkelur tri herë radhazi marrëveshjen për koalicionim që e kemi nënshkruar

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për Nistori ka kërkuar nga Alternativa të sqarojë pozicionet e saja në lidhje me këtë marrëveshje të cilën po e shkel minimum tre herë radhazi, duke u takuar publikisht me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, për të negocuar mundësinë e hyrjes në Qeveri.

    “Autonomia politike e çdo subjekti është fakt i pranuar për Aleancën për Shqiptarët, ashtu siç marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet subjekteve qofshin këto edhe politike, nënkuptojnë heqje dorë nga një pjesë e autonomisë së saj. Marrëveshja e nënshkruar për koalicionim ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, në mënyrë të qartë definon kriteret dhe afatet kohore të këtij koalicionimi, respektivisht në nenin 6 të kësaj marrëveshje thuhet që: “Palët ranë dakord që ky bashkëpunim të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. Rrjedhimisht Alternativa duhet të sqarojë pozicionet e saja në lidhje me këtë marrëveshje të cilën po e shkel minimum tre herë radhazi, duke u takuar publikisht me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, për të negociuar mundësinë e hyrjes në Qeveri.” – kumton ASh.

    Heshtja jonë e deritanishme, sipas ASh, asesi se nuk është dobësi, por seriozitet ndaj firmës që ne kemi hedhur në marrëveshje dhe moralit politik që duam ta përcjellim në opinion, që në fund të fundit fjala e dhënë e dëshmuar me nënshkrim, për ne ka vlerë. Pritja ka të bëjë me mundësinë që duam ta japim për të reflektuar në lidhje me hapat politikë që janë ndërmarrë nga ana juaj.

    “Minimumi i korrektesës që ne presim nga ju është të deklaroheni a vlen apo jo marrëveshja e nënshkruar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës? Në qoftë se jo atëherë ne s’na ngelet gjë tjetër vetëm se të ju urojmë suksese në rrugëtimin tuaj, për ne të gabueshëm dhe në kundërshtim të plotë me verdiktin të shprehur me votë nga ana e qytetarëve që votuan koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.” – shtojnë nga ASh.

    ASh ka shprehur keqardhje për zhgënjimin që ia bën Alternativa votuesve opozitarë të cilët na mbështetën kundër kësaj qeverie. Të njëjtëve ne ju mbetemi besnik në rrugëtimin tonë të mëtejmë duke i mbajtur dyert hapur për të gjithë ata që e kanë të shenjtë fjalën e dhënë para qytetarëve.
    “Informojmë opinionin se në të ardhmen, Aleanca për Shqiptarët do të mendojë mirë me kë do të nënshkruajë marrëveshje për koalicionim.” – vlerësojnë nga ASh. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Borrell: Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen dialogut

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Kemi përparim në negociata, vazhdojnë konsultimet në parti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë