Gashi: nevojitet marrëveshje politike për ndryshimet kushtetuese

    Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se amendamentet për futjen e bullgarëve në Kushtetutë në Kuvendin e Maqedonisë do të kalojnë shumë lehtë, por, për të filluar procedura nevojitet që të arrihet një marrëveshje politike.

    I pyetur nëse publiku duhet të presë ndryshime kushtetuese deri në Vitin e Ri, Gashi tha se gjithçka është gati.

    “Publiku i di pikëpamjet e shumicës politike në vend. Sa i përket Parlamentit, sapo të ketë një marrëveshje politike, jemi gati të fillojmë procedurën. Mendoj se kemi dy të tretat, mendojmë se procesi në Kuvend do të shkojë shumë lehtë dhe do ta zbatojmë, por varet nga momenti politik”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

    Lajmi Paraprak

    Të bashkëpunosh me gjeografinë

    Lajmi i rradhës

    Azeski: ekonomia e RMV në 2025 do të jetë nën presion të fortë nga zhvillimet në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë