KE: Pasaportat bullgare për qytetarët e RMV-së nuk paraqesin problem

    Për Komisionin Evropian dhënia e pasaportave bullgare për maqedonasit është çështje e brendshme në të cilën Komisioni Evropian (KE) nuk përzihet, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

    MIA ka kërkuar përgjigje nga Komisioni Evropian pasi që presidenti bullgar Rumen Radev iu referua qytetarëve maqedonas me pasaporta bullgare dhe u deklarua për pritjet e tija nga rezultati i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që Komisioni Evropian mbron qëndrimin se asnjë vend anëtare nuk guxon të përzihet në politikën e brendshme të një vendi tjetër, vend anëtar i BE-së ose jo, ajo nuk ka qëndrim për mekanizmin e dhënies së pasaportave bullgare për maqedonasit.

    “Derisa çështja nuk lidhet me dhënien e shtetësisë përmes skemave të investimeve, kështu që siç thamë më parë, kjo është një çështje bilaterale”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian i pyetur nga MIA.

    Vendet anëtare të BE-së, thonë nga Komisioni Evropian, kanë rregullat e tyre të brendshme për dhënien e shtetësisë qytetarëve të vendeve të treta, përderisa ta i plotësojnë kushtet e caktuara të integrimit dhe mund të dëshmojnë lidhje autentike me vendin në të cilin kanë marrë shtetësinë.

    Lajmi Paraprak

    MPB ka një njoftim të rëndësishëm për letërnjoftimet

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Do të ketë krizë energjetike në vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë