Gashi: Politikani është shërbetor i vendit dhe nuk duhet të jetojë më mirë se qytetarët tjerë

    I pyetur nëse ky trend i ikjes do të ndjehet nga afër nëse fillojnë të ikin fëmijtë e politikanëve, Gashi në Klan Debat deklaroi se politikani është shërbetor i vendit dhe nuk duhet të duket ndryshe nga qytetarët tjerë, përcjell Nistori.

    “Më vjen keq sinqerisht, njoh shumë politkanë dhe deputetë që kur e kanë mbaruar mandatin, kanë përfunduar si raste sociale. Unë e di që ekziston në opinion një përceptim që politikanët jetojnë në një botë tjetër e qytetarët e tjerë në një botë tjetër, por nuk është kështu. Politikanët duhet të jenë shërbetor të vendit, nuk duhet të jetojnë më mirë se qytetarët e tjerë. Nëse nuk jemi shërbetor të vendit, nuk jemi duke e kryer punën si duhet. Por, megjithatë politikanët nuk janë përjashtim i këtij devalvimi shoqëroro-shtetëror”, ka shtuar Gashi ndër të tjera.

    Ai tha se nëse vazhdon ikja e të rinjve nga vendi, atëherë politikanët kanë dështuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Askush nuk i merr parasysh ankesat e prindërve në Tetovë për hapjen e një kazino në afërsi të çerdhes!

    Lajmi i rradhës

    Blinken i kërkon Serbisë të njoh shtetin e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë