Gashi reagon pas zërave për largim nga VLEN: jam i përkushtuar ndaj besimit të votuesve

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ritheksuar përkushtimin e tij ndaj votuesve që i kanë dhënë besimin në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, si përgjigje ndaj disa lajmeve se Gashi pritet të largohet nga koalicioni VLEN, përcjell Nistori.

    Duke komentuar rolin e tij si kryetar Kuvendi, Gashi theksoi se angazhohet të veprojë në mënyrë të paanshme dhe të barabartë ndaj të gjitha grupeve parlamentare, në përputhje me detyrimet kushtetuese që i ngarkon funksioni i tij.

    Në reagimin e tij, Gashi nuk la pa përmendur edhe përpjekjet e disa mediave për të krijuar, siç i quajti ai, “senzacione”, duke theksuar se konsistenca politike dhe morali politik mbeten udhërrëfyes të angazhimit të tij publik.

    Reagimi i plotë i Afrim Gashit:

    Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar në zgjedhjet e 8 majit 2024. Pra, Afrim Gashi është deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN.
    Natyrisht, nga detyra e Kryetarit të Kuvendit përpiqem të jem i barabartë për të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare, sepse kështu më ngarkon përgjegjësia kushtetuese dhe funksioni që e ushtroj.
    Me këtë rast më duhet të sqaroj se, përkundër synimit për senzacion nga media të caktuara, konsistenca politike dhe morali politik vazhdojnë të jetë udhërrëfyes të angazhimit tim publik.
    Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin!

    Lajmi Paraprak

    Zdraveva: nuk është për t’u habitur pse hetimet në RMV zhvillohen në mënyrë selektive

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV ankohen se përmbaruesit po i rrjepin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë