Gashi: Takimet me Albin Kurtin, të frytshëm për kombin dhe dy vendet tona

    Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm Zeqirija Ibrahimi dhe nënkryetarin Admirin Aliti, takuan sot kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, përcjell Nistori.

    Siç njofton Alternativa, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

    “Me këtë rast patëm mundësi të bashkëbisedojmë për gjendjen e gjithmbarshme shqiptare, për zhvillimet e reja në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, ndërsa ne përfituam nga rasti që kryeministrin Kurti ta njoftojmë edhe me zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

    Ata e vlerësojnë takimin të frytshëm për kombin dhe dy vendet tona.

    “Që nga historia, letërsia, filozofia e demografia, e deri te politika, ekonomia e integrimi, diskutimet me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca jo vetëm që janë të këndshme e të thella, por njëherazi edhe frytdhënëse e në dobi të dy vendeve tona dhe të kombit tonë”, njofton Alternativa.

    Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së delegacionit të Alternativës në Reçak për homazhe në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Masakra e Reçakut” | Partitë politike shqiptare në RMV: Ky martirizim do të dëshmojë kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: Artan Grubi dhe Bujar Osmani ishin ushtarët e fundit të Gruveskit

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë