Gashi takohet me Orbanin: bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha nivelet

    Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi sot ka zhvilluar takim me Presidentin e Qeverisë së Republikës së Hungarisë, Viktor Orbán, i cili po viziton vendin, përcjell Nistori.

    “E falënderova Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimit evropian të vendit, që është padyshim rezultat i marrëdhënieve që vendet tona kanë ushqyer që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1994. E informova për themelimin e Grupit për Bashkëpunim me Hungarinë në fillim të mandatit dhe i bëra ftesë Kryetarit të Parlamentit hungarez që të vizitojë vendin, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha nivelet, përmes vizitave kthyese presidenciale, grupet për bashkëpunim, deputetë dhe zyrtarë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

    Ndryshe, në konferencë të përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se është i gatshëm të ndërmjetësojë nëse pajtohen Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Orban tha se janë të gatshëm të punojnë që të gjendet një zgjidhje që u përshtatet të dy palëve. Tutje, ai u shpreh se është një gabim që Maqedonia e Veriut ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Radev: Shkupi po shkon në drejtim të kundërt të eurointegrimeve

    Lajmi i rradhës

    BE: ende herët për komente rreth shtetit të Urdhrit Bektashi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë