Integrimi bashkë me RMV-në, Rama: Duhet djegur me kujdes shamia e beqarit

    Edi Rama deklaroi se kanë në fokus bindjen e Bullgarisë për t’i hequr veto-n Maqedonisë së Veriut në mënyrë që procesi i integrimit të eci paralel, shkruan EN.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me Oliver Varhelyi-n, kryeministri tha se nuk mund të prishet e gjithë puna që po bëhet aktualisht me Bullgarinë vetëm sepse ne duam të integrohemi sa më shpejtë.

    “Nuk mund t’i biem këmbës o tani o rashë e vdiqa sado të drejtë të kemi sepse përndryshe na mbyllin në banjë siç ndodh me fëmijët që i bien këmbës nëpër filma,” – u shpreh Rama.

    Ai deklaroi se do të presin deri në fund të qershorit për ta çuar procesin para bashkë me RMV-në.

    Nëse nuk funksionon, kryeministri tha se do të ndryshojnë kursin dhe kërkesat që të shpjegojmë se nuk mund të presim pafundësisht Bullgarinë.

    “Duhet djegur me shumë kujdes shamia e beqarit, kam eksperiencë me këtë,” – tha Rama.

    Lajmi Paraprak

    Kontesti me Bullgarinë dhe figura e Vanço Mihajllovit dominuan në seancën e pyetjeve të deputetëve

    Lajmi i rradhës

    Çfarë nuk ka thënë Putini për Kosovën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë