Gashi: Taravari ka gjasa minimale që të bëhet president i RMV

    Analisti Astrit Gashi, në RTV Dukagjini, ka thënë se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka gjasa minimale që të bëhet president i Maqedonisë së Veriut.

    “Taravari është kandidat që ka gjasa minimale për të mos thënë fare për t’u bërë president i Maqedonisë. Mendoj që Taravari ka qenë i sinqertë, atëherë kur ka deklaruar që nuk ka hyrë në garë për t’u bërë president”, ka thënë Gashi.

    Sipas Gashit, Travari ka hyrë në këtë garë për të marrë një kredibilitet politik.

    “Unë do të kisha dëshirë që Travari të ishte president i Maqedonisë edhe personalisht, por edhe si president. Por, nuk ka hyrë në garë për t’u bërë president”, ka thënë tutje analisti.

    Lajmi Paraprak

    Ligji i mediave kalon filtrin në komision

    Lajmi i rradhës

    Murtezi: dëshmuam se nuk ka forcë që mund ta dëmtojë Alternativën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë