Gashi: Vetëvendosja është me opozitën shqiptare, Vuçiqi me Ali Ahmetin

    Lideri i Alternativës Afrim Gashi gjatë takimit me qytetarë e aktivistë të kësaj partie në Çair, tha se jemi në prag të një momenti historik, ndërsa të gjitha parakushtet për fitore më 8 maj tashmë janë plotësuar. Gashi i porositi aktivistët që të gjithë të angazhohen maksimalisht për ta realizuar fitoren, përcjell Nistori.

    Me bashkimin e opozitës shqiptare dhe përkrahjen që po merr nga faktori shqiptar, sipas Gashit, po bëhet e mundur fitorja e shumëpritur ndaj politikave të dëmshme 20-vjeçare.

    “Në do Zoti, të gjitha parakushtet për t’u bërë fitorja më 8 maj janë këtu. Katër parti janë bërë bashkë, Vetëvendosja është me neve, Vuçiqi me Ali Ahmetin, Sorosi me Artan Grubin”, tha Gashi.

    Kreu i Alternativës theksoi se Alternativa është parti e njerëzve të mirë, të ndershëm e të moralshëm. Megjithatë, ai thotë se procesi i ndryshimit që po vjen më 8 maj bëhet para se gjithash për të mirën e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

    “Ky proces është përtej partive. Kjo fitore nuk bëhet për një parti, as për një koalicion. Bëhet për të mirën e të gjithë qytetarëve, të shqiptarëve të këtij vendi. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë, për shpresën tonë, për fëmijët e tanë. Ne duhet të bëjmë çmos që ta rikthejmë shpresën, që njerëzit të qëndrojnë këtu, të mund të jetojnë në shtëpitë e tyre”, tha Gashi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MASh ka rritur efikasitetin e subvencioneve për ushqim të studentëve

    Lajmi i rradhës

    Fazliu: dështuan projektet kundër Alternativës, Çairi është pararojë e fitores ndaj politikanëve të korruptuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë