Gashi: Vuçiqi po shqetësohet se po humb BDI-ja dhe Ali Ahmeti

    Mundësia që Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit t’i humb zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ka shqetësuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kështu, ka thënë Afrim Gashi, kreu i Alternativës, në një intervistë në emisionin “Libero” në ATV.

    “Aleksandër Vuçiq, cili prej Nju Jorkut dha një deklaratë për ngjarjet në Maqedoni tha se aty po për përfshihet Albin Kurti. Ai dëshiron ta fitojë BDI-në, Ali Ahmetin. Domethënë shfaqte një shqetësim shumë të madh se po humb BDI-ja e po humb Ali Ahmeti. Kjo për herë të parë ndodh. Një president i Serbisë të merakoset pse po humb Ali Ahmeti BDI-ja, ishte shumë indikative për ne dhe unë mendoj se është çështje e taborëve”, ka thënë Gashi.

    Sipas tij Albin Kurti ka shfaqur një mbështetje për opozitën dhe për ndryshimin.

    “Këtë e ka bërë edhe në vitin 2020, kur s’ka qenë kryeministër, por edhe tash mendon se është i nevojshëm një ndryshim dhe ai normalisht që nuk don të përfshihet në zgjedhjet atje, por ka një mesazh të qartë se ai e mbështet opozitën shqiptare dhe ne e llogarisim.

    Gashi tregon se anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, që është nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, i cili është partner i kolicionit të opozitës dhe do të jetë kandidat për deputet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Katibim

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Zhelinës, e treta në RMV me sistemin e integritetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë