Gazetari Burden: njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë po i ndodh klimës, për të zvogëluar ndikimin e ndryshimeve klimatike

    Gjatë një punëtorie në Kodrën e Diellit me gazetarët e Pollogut të organizuar nga SPGM, Kevin Burden flet për për ndryshimet klimatike. Si mund të raportojnë gazetarët për mjedisin pa ndonjë shkencë të shumtë. Burden tregon përvojat e tij dhe ndikimin që ka me punën e tij. Çfarë rëndësie ka media gjatë raportimit për ndryshimet klimatike. Çfarë përgjegjësie kanë gazetarët në luftën ndaj ndryshimeve klimatike. Në vijim, Nistori sjell një intervistë me Kevin Burden.

    Aktiviteti i Kevin Burden!

    Kevin Burden është një konsulent mediatik që punon me shtëpi dhe organizata mediatike në mbarë botën. Gjatë një karriere në BBC 20 vjeçare, ai shërbeu si reporter lajmesh, korrespondent mjedisor, prezantues programi, producent, redaktor dhe menaxher. Si Shef i Trajnimit të organizatës bamirëse ndërkombëtare të BBC-së për zhvillimin e medias, BBC World Service Trust (tani BBC Media Action) ai rekrutoi, trajnoi, inkuadroi dhe mbështeti qindra trajnerë gazetarie dhe mediash në mbarë botën. Ai ishte drejtuesi editorial pas krijimit dhe zhvillimit të mjetit të trajnimit të gazetarisë në internet të BBC-së, iLearn, i cili u nominua për një çmim të moshës së të mësuarit elektronik për inovacion.

    Kevin ka shkruar një vëllim të madh materialesh trajnimi për gazetarët dhe ata që i takojnë profesionalisht. Kohët e fundit ai ka bërë bashkëautor të një pakete veglash në internet për Organizatën Ndërkombëtare të Punës mbi raportimin e punës së detyruar dhe rekrutimit të drejtë. Interesi i veçantë i Kevinit është të vërë në dispozicion aftësitë krijuese dhe teknikat e prodhimit të transmetimit për bamirësi, avokatë dhe edukatorë në mbarë botën.

    Kevin Burden: paj, nuk mund të luftoni diçka për të cilën nuk dini gjë dhe mendoj se detyra e parë e jona si gazetarë dhe si medie, e në fakt edhe e qeverisë është të njoftojnë publikun. Njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë po i ndodh klimës, çfarë ndikimesh janë duke i ndodhur dhe masat që duhet të merret prej çdo shteti, përfshirë Maqedoninë e Veriut, në vitet në vijim për të zvogëluar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

    Kevin Burden: mendoj se është një pikëpamje e mirë, është një këndvështrim i mirë. Shpesh kemi folur me terma shkencorë për ndryshimet klimatike. Dhe, jo shumë prej nesh në publik e sigurisht në medie kemi njohuritë shkencore ose përvojën për të shqyrtuar informacionin dhe për t’u përballur me shkencën dhe proceset. Nuk është se të ndihmon shumë. Mirëpo, shumë prej nesh dinë si të ngasin veturën pa e kuptuar se si i punon motori. Ajo çfarë është e rëndësishme është të ngasim në mënyrë të sigurt, pa u përplasur. Nuk duhet të dimë shumë që të mund t’i bëjnë gjërat më ndryshe. Prandaj, mendoj se përkitazi me ndryshimet klimatike, mediet duhet të informojnë njerëzit për mënyrën se si kjo ka ndikim në jetën e tyre dhe çfarë mund të duhet që të bëjnë për këtë. Dhe tashmë e shohim këtë te bujqit të cilët janë prekur nga dështimi i të korrave dhe duhet të ndryshojnë kulturat ose të ndryshojnë furnizimin me ujë, ose njerëzit ndoshta duhet të mësohen me periudha të gjata me temperatura të larta gjatë verës ose periudha të zgjatura thatësie pa reshje ose periudha të zgjatura me shumë reshje, ose kur temperaturat janë si tani, disa gradë më ngrohtë se sa që pritet të jetë. Pra njerëzit…njerëzit që përballen me këto pasoja në përditshmëri, pra duhet t’ua sjellim shpresën njerëzve. Kjo nuk është gjë shkencore, nuk ndodh në poezi, nuk ndodh në universitet, po ndodh rreth nesh.

    Kevin Burden: po…është interesante. Kisha një karrierë të mirë dhe interesante si gazetar, por puna që bëj tani është kryesisht trajnimi i gazetarëve. Dhe si pjesë e kësaj pune, gjithashtu trajnoj gazetarët edhe në BBC. Dhe gjatë dy viteve të kaluara, kam përsosur kurset dhe ofruar trajnimet për mijëra gazetarë dhe punëtorë mediesh në BBC dhe në organizata të tjera – disa konkurrentë të BBC. Por ajo që kemi pasur mundësi të shohim në BBC është se gazetarët i kuptojnë këto çështje më mirë, kuptojnë ndoca edhe shkencën; mirëpo kuptojnë politikën globale, ndikimin në agronomi, çështjet e motit, bujqësi, lëvizjet për të ndryshuar burimet e energjisë, për të ndryshuar mënyrën si i heqim gjërat kur mbarojmë, për të transportuar pakot. Të gjitha këto ndryshojnë. Dhe gazetarët nuk mund…nuk duhet të bëjnë gabime fëmijërore, gabime thelbësore. Ajo për të cilën jam shumë krenar – dhe kjo është një përgjigje e sinqertë – është mundësia për të ndihmuar që të ngrihet standardi i raportimit për ndryshimet klimatike, sidomos në BBC gjatë dy-tri viteve të kaluara dhe po e kuptojmë që ka dallim.

    Kevin Burden: po…ndjesia ime nuk është në fakt të dal në mbrojtje të një rezultati. Nuk duhet të themi, për shembull, duhet t’i qasemi gjithnjë energjisë diellore ose që bateritë e veturave janë e ardhmja dhe kjo është ku duhet të drejtojmë tërë energjinë tonë. Është detyra jonë të shpalosim mundësitë e ndryshme dhe pasojat e zgjidhjeve të njerëzve që do të duhet t’i bëjnë. Andaj, kuptohet që mund të duket sikur ke vështirësi për të mbajtur një veturë të vjetër në rrugë, nuk ke para, është ndoca më akademike të mendosh për veturën e radhës që mund ta keni. Por njerëzit janë duke blerë vetura çfarë veture duhet të blejnë, cilat janë veturat e duhura, cilat janë pasojat, çfarë vendimesh duhet të marrin për atë që hanë, atë që blejnë, ku udhëtojnë dhe në këtë drejtim, shpesh bëj krahasimin me kovidin, me pandeminë e virusit me kurorë. Mediet nuk ishin aty për t’u thënë njerëzve se çfarë të bëjnë, por ishte aty për t’u dhënë informacione për t’u ndihmuar njerëzve të bëjnë zgjidhjen e tyre, për t’u ndihmuar të mbijetojnë, të kenë jetë të shëndoshë për veten, familjet dhe shoqërinë dhe ndonjëherë kjo nënkuptonte flijim, nënkuptonte të bërit e gjërave…jo gjërave, por zgjidhjet që do të duhej të bëheshin për të mirën e përgjithshme dhe mendoj se kjo është shumë e ngjashme me ndryshimet klimatike. Pra nuk ka të bëjë me të thuash se kjo është ajo që duhet të bëhet me patjetër, por këto janë gjërat që duhet të bëhen, e cila është mënyra më e mirë për t’i bërë.

    Kevin Burden: ishte një përvojë mjaft e kënaqshme. Faleminderit që më ftuat!

    Lajmi Paraprak

    Taravari: me zgjedhjet lokale, përfundon karriera politike e Ali Ahmetit

    Lajmi i rradhës

    Të gjithë për zgjedhje, vetëm VLEN-i kundër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë