Geer: gjatë zgjedhjeve mediet të jenë të paanshme

    Në periudhën e zgjedhore është me rëndësi që aktorët mediatikë të raportojnë në mënyrë transparente dhe të paanshme, me qëllim që opinioni të ketë qasje në informacione të sakta. Kandidatët e partive politike duhet të prezantohen në mënyrë të qartë dhe të ketë debat të hapur. Dezinformatat, lajmet e rreme dhe fomat tjera të manipulimit të zgjidhen në mënyrë të shpejtë dhe ligjore, porositi sot euroambasadori David Geer.

    Ai në ngjarjen e sotme promovuese “Rëndësia e funksionimit të Servisit radifodifutues publik për demokracinë në Evropë”, që u mbajt në Shkup theksoi se ekzistimi i mediave të lira dhe të pavarura është me rëndësi esenciale për çdo demokraci.

    “Qëllimi i evenimentit të sotëm është përforcimi i servisit radiodifuziv dhe rregullatorit mediatik. Kjo përputhet me rekomandimet që janë përmbajtur në Raportin për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 nga ana e Komisionit Evropian, në të cilën është theksuar se nevojiten masa shtesë për përforcimin e stabilitetit rajonal dhe pavarësisë si të rregullatorit mediatik, ashtu edhe në servisit publik radiodifuziv”, theksoi Geer.

    Njëkohësisht, siç theksoi, në Raport bëhen edhe kritika për pavarësinë e zhvillimit të këtyre dy institucioneve si rezultat i masave të përkohshme, që miratohet nga viti në vit, ndërsa kjo situatë vazhdon edhe në vitin 2024.

    “Ekzistenca e mediave të lira dhe të pavarura është thelbësore për çdo demokraci. Nevojitet sigurimi i llogaridhënies, vënia në dukje e keqbërjeve dhe informimi i publikut me informacion të saktë dhe në kohë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për shërbimin e transmetimit publik dhe rregullatorin e medias, që ekzistojnë në mjedisin e sotëm mediatik që ndryshon me shpejtësi. Sot ka kërcënime të ndryshme që ishin të paimagjinueshme për njerëzit një brez më parë. Kjo është për shkak të internetit dhe mediave sociale, si dhe teknologjive të reja”, shtoi Geer.

    Ambasadori evropian theksoi se ngjarja e sotme është vetëm një pjesë e mbështetjes që BE-ja ofron për sektorin e medias. Siç nënvizoi ai, asistencë jepet edhe në drejtim të harmonizimit të kuadrit rregullator për median, sipas standardeve të BE-së.

    “BE siguron dhe mbështet organizimin e trajnimeve, vizitave të ndryshme studimore për gazetarë dhe redaktorë. Maqedonia e Veriut është në një vit zgjedhor dhe është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë aktorët e medias të raportojnë për zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe të paanshme, në mënyrë që të jenë në dispozicion të publikut informacionet e sakta”, shtoi Geer.

    Lajmi Paraprak

    KShPK ka paraqitur kallëzim penal ndaj Arsovskës

    Lajmi i rradhës

    Struganët po ‘mbyten’ nga deponia, Merko ende pa masa konkrete

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë