Geer: I vlerësojmë përpjekjet që të zgjidhet kontesti ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë

    Të gjithë jemi shumë të përkushtuar drejtë gjetjes së përbashkët të zgjidhjeve të cilat do të sjellin hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut sa më shpejtë që është e mundur, deklaroi sot euroambasadori Dejvid Gir, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse propozimi portugez për zhbllokimin e procesit tonë eurointegrues do të shqyrtohet edhe gjatë presidencës sllovene me BE-në.

    “I vlerësojmë përpjekjet që të zgjidhen çështjet e pazgjidhura ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme dhe diçka drejtë çka bëjmë thirrje sa i përket hapjes së vetë bisedimeve. Këtu mund ta përsëris atë që e thotë udhëheqësia e BE-së, shpresojmë se bisedimet do të hapen sa më shpejtë që është e mundur”, theksoi euroambasadori Gir.

    Në pyetjen që të japë koment për retorikën e disa politikanëve bullgarë, si dhe të eurodeputetit nga Bullgaria në lidhje me Maqedoninë e Veriut, Giri tha se kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e mira fqinjësore, është me rëndësi që politikanët të jenë të përmbajtur në deklaratat. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BE, nga 2022 të gjitha veturat duhet të kenë kutinë e zezë

    Lajmi i rradhës

    Barcelona dhe Bayern Munich pas Robin Gosens

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë