Geer: Këshilli Gjyqësor të realizojë rekomandimet e BE-së

    Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir pas takimit me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, tha se shpreson se anëtarët do të bëjnë përpjekje që t’i realizojnë rekomandimet e misionit të vlerësimit të Bashkimit Evropian.

    Geer tha se takimi me Kryetaren e Këshillit ishte produktiv dhe mes tjerash është diskutuar për situatën në Këshillin Gjyqësor. Gir përshëndeti vendimin e Gjykatës Administrative, për kthimin e Vesna Damevës në pozicionin e mëparshëm.

    “Qëllimi kryesor i takimit me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, ishte që të flasim lidhur me situatën në Këshillin Gjyqësor, lidhur me rekomandimet që ishin publikuar nga ana e Bashkimit Evropian, vitin e kaluar. Ne biseduam lidhur me këto rekomandime, si dhe për masat që do të merren nga ana e Këshillit Gjyqësor. Ishte një takim produktiv dhe unë sinqerisht shpresoj se të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të hapin një faqe të re dhe të gjithë do të përpiqen t’i realizojnë rekomandimet e Misionit të Vlerësimit të Bashkimit Evropian, në fakt flasim për kompetenca që i kanë anëtarët e Këshillit Gjyqësor”, tha David Geer, Ambasador i BE-së.

    Lajmi Paraprak

    Si të mbrohemi nga gripi – Këshillat e mjekëve për të minimizuar efektet

    Lajmi i rradhës

    LEN: BDI i detyron shqiptarët t’i marrin pasaportat në gjuhën maqedone!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë